Fassino Mbeshtesim oferten e PS-se per krizen

Partia Demokratike italiane ka mbeshtetur oferten e re te Partise Socialiste per zgjidhjen e krizes politike ne vend. Ne nje intervister deputeti i partise demokratike italiane Piero Fassino mbeshteti oferten e Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve duke theksuar se ajo gezon mbeshtetjen e PE Komisionit dhe edhe te Komisionerit per Zgjerim te BE. Ai i beri po ashtu thirrje qeverise shqiptare qe ta pranoje kete oferte te arsyeshme si menyren e vetme per te zgjidhur krizen dhe per ti hapur rruge afrimit te vendit me BE.
Prej shume kohesh Shqiperia eshte prekur nga konflikte politike qe e kane paralizuar jeten aty dhe ne vecanti jeta e institucioneve dhe jeta politike shqiptare vazhdon te preket nga nje konflikt i pazgjidhshem qe lidhet me rezultatin e zgjedhjeve. Eumlshte bere nje propozim nje propozim mbi nje komision hetimor parlamentar qe te verifikoje mbarevajtjen e zgjedhjeve dhe te lejoje qe te identifikohen se cfare reformash duhet prezantuar per te lejuar qe zgjedhjet e tjera te jene transparente dhe te rregullta. Ky komision gezon konsensusin dhe mbeshtetjen e Parlamentit Europian te Keshillit te Europes dhe gjate ketyre oreve edhe te komisionerit te BE per zgjerim theksoi Fassino.
Gjithashtu Fassino duke e cilesuar oferten e PS-se si te arsyeshme dhe si e vetmja qe mund ta nxjerre Shqiperine nga ngerci politik ne te cilin gjendet prej shume kohesh i beri apel forcave politike e vecanerisht qeverise qe me ne fund te pranohet kjo oferte.
Shqiperia eshte nje vend qe perballet me perspektiven e zgjerimit te BE futjen e saj ne komunitetin europian por te gjitha keto kerkojne nje jete politike dhe institucionale te qendrueshme dhe normale.Gjetja e zgjidhjes per konfliktin e ketyre muajve eshte njera nga menyrat per te pershpejtuar ecurine dhe afrimin e Shqiperise me Bashkimin Europian theksoi me tej Fassino.
Ai theksoi gjithashtu theksoi se Europa vjen me nje apel per te gjetur nje zgjidhje te arsyeshme per konfliktin dhe vecanerisht nje zgjidhje te arsyeshme qe te zhbllokoje njehere e mire problemin e zgjedhjeve te kontestuara dhe qe ti lejoje jetes politike shqiptare qe te mund te jete normale