E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fassino Qeveria te vleresoje oferten e PS

Deputeti italian thote se kriza politike e ka paralizuar vendin prej kohesh ndaj kerkohet nje zgjidhje e menjehershme per te vijuar proceset integruese.

Une i bej nje apel te gjitha forcave politike e vecanerisht qeverise qe me ne fund te pranohet ajo qe eshte nje oferte e arsyeshme dhe qe eshte e vetmja qe mund ta nxjerre Shqiperine nga ngerci politik ne te cilin gjendet prej shume kohesh. Shqiperia eshte nje vend qe perballet me perspektiven e zgjerimit te BE futjen e saj ne komunitetin evropian por te gjitha keto kerkojne nje jete politike dhe institucionale te qendrueshme dhe normale thekson ai.

Ai shtoi se Evropa kerkon zgjidhje te arsyeshme te kesaj krize dhe te zgjidhet nje here e mire problemi i zgjedhjeve ne vend. Per kete arsye nga Evropa vjen nje apel per te gjetur nje zgjidhje te arsyeshme per konfliktin dhe vecanerisht nje zgjidhje te arsyeshme qe te zhbllokoje njehere e mire problemin e zgjedhjeve te kontestuara dhe qe ti lejoje jetes politike shqiptare qe te mund te jete normale pra qe qeveria dhe maxhoranca te mund te qeverisin ne nje klime te qete dhe qe opozita te mund ta kryeje rolin e saj ne nje menyre po aq te qete. Kjo qetesi eshte themelore per jeten e Shqiperise dhe per marredheniet mes Shqiperise dhe BE. Uroj qe qeveria ta kuptoje se ne kete pike eshte e nevojshme qe te marre vendime te qarta te thjeshta por efikase vijoi.

2010-11-18 1516

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›