E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat qeveria heq shperblimet

Kriza e buxhetit prek edhe punonjesit e administrates. Qeveria ka vendosur qe kete fundviti buxhetoret dhe punonjesit e tjere te administrates te mos marrin asnje shperblim nga per rezultatet e tyre ne pune.

Qeveria ka ndryshuar vendimin per fondet e vecanta te cilat kryesisht perdoren per te shperblyer punonjesit e administrates ne fund te vitit ne baze te rezultateve te tyre ne pune. Ndarja e fondi vitet e kaluara ka qene kompetence e cdo titullari te institucioneve shteterore. Dhe deri tani ky ka qene shperblimi me i madh qe kane marre punonjesit e administrates ne fund te vitit pasi shkonte deri ne 1 page shtese.

Por me ndryshimin e fundit qeveria sanksionon shprehimisht se ne vitin 2010 nuk do te perdoret asnje lek nga ky fond per shperblimin e punonjesve te administrates apo per veprimtari te tjera socio-kulturore. Tashme punonjesve te administrates u mbetet te kenaqen me shperblimin prej 10 mije lekesh qe qeveria jep ne cdo fund viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›