Fatbardh Kadilli Sdo reshtim se pyeturi Fatmir Xhafen per lidhjet e familjareve te tij me boten e krimit

Agron Xhafaj i perfshire ne rrjetet nderkombetare te trafikut te droges
Partia Demokratike kerkoi perseri sot shpjegime te hollesishme nga deputeti socialist Fatmir Xhafa per raportet e familjes se tij me eksponente te krimit te organizuar. Pas kerkeses publike te deputetit demokrat Fatos Hoxha sot ishte Fatbardh Kadilli ai qe i kujtoi Xhafes se heshtja nuk i sherben atij po perkundrazi perforcon te verteten. Sic e dini nje koleg i imi ne grupin parlamentar te Partise Demokratike i drejtoi disa pyetje deputetit socialist Fatmir Xhafa. Dje dhe sot kemi pritur qe zoti Xhafa te reagonte ose te pakten te jepte nje pergjigje por ai zgjodhi heshtjen. Eumlshte ne detyrimin minimal te cdo politikani ne bote qe te sqaroje te pakten zgjedhesit e vet per raportet e familjes se tij dhe te njerezve te vet te afert me boten e krimit dhe te korrupsionit. Zoti Xhafa nuk e ka bere kete gje gjate fushatave elektorale por ai nuk e po e ben kete as tani. Mirepo pyetjet ne adresen e tij jane shume te renda dhe publiku i pret me shume interes pergjigjet. Ndaj ne i kerkojme serish zotit Xhafa qe te sqaroje nese ka qene i burgosur per trafiqet ne vendet e Bashkimit Europian vellai i tij dhe nese eshte perpjekur ai per ta liruar ate nga pozicioni i ministrit. Si nje nder eksponentet kryesore te Partise Socialiste dhe nje nder mbeshtetesit me te flakte te zoterise 20 perqind zoti Xhafa duhet te pergjigjet- tha Kadilli. Deputeti i Partise Demokratike deklaroi gjithashtu se ne rast se Fatmir Xhafa nuk do te pranoje te pergjigjet ne nuk do te rreshtim se perserituri pyetjet e renda dhe nuk do te lodhemi se kerkuari zbardhjen e se vertetes.
Agron Xhafaj i perfshire ne rrjetet nderkombetare te trafikut te droges
Vellai i deputetit te PS-se Fatmir Xhafaj u arrestua nga FBI dhe DEA ne mars te vitit 2001 Deputeti i PS-se Fatmir Xhafaj eshte nje emer i perfolur e denoncuar edhe nga mediat italiane per lidhjet e familjareve te tij me krimin e organizuar. Revista italiane LEspresso e 7 gushtit te vitit 2002 duke iu referuar burimeve nga sherbimi sekret italian dhe ai amerikan shkruante se Agron Xhafaj vellai i Fatmir Xhafajt eshte arrestuar ne mars te vitit 2001 gjate nje operacioni te FBI dhe DEA ne zonen e Leces. Arrestimi eshte bere gjate operacionit te koduar Florida qe synonte asgjesimin e rrjeteve kriminale ku jane te lidhur mafia me biznesmene pas te cileve qendron politika. Hetimet e operacionit antimafia te mbiquajtur lsquoFlorida ne marsin e kaluar 2001 ku moren pjese policia e Leces dhe amerikanet e FBI-se dhe DEA-s nxoren ne drite nje skenar te frikshem. Drejtuesit e klaneve shqiptare kishin vendosur te shkembenin kokainen kolumbiane me heroinen e ardhur nga Turqia dhe marijuanen e prodhuar ne vend me destinacion SHBA-ne. Nje prej te arrestuarve te aksionit te perbashket ishte dhe Agron Xhafaj vellai i nje ish-ministri... shkruante midis te tjerave revista italiane LEspresso e 7 gushtit te vitit 2002.
...