E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD thirrje publike Ilir Beqjes per dorezim vullnetar te imunitetit te deputetit

04-10-2010 / Gazeta 55

Deklarata per shtyp e deputetes se Partise Demokratike Mesila Doda

Gjate diteve te kaluara kemi patur rastin te faktojme shkeljet monstruoze qe deputeti socialist Ilir Beqja ka kryer duke perfituar ne menyre antikushtetuese nga mandati I deputetit te parlamentit te Shqiperise. Deri me sot nuk kemi marre asnje reagim serioz por vetem justifikime te deshperuar te cilat edhe vete zoti Beqja e din qe nuk qendrojne as juridikisht e as moralisht. Zoti Beqja Keni shkelur Kushtetuten e Shqiperise perkatesisht nenin70 pika 3 i cili ne menyre eksplicite parasheh se Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor. Zoti Beqja ju keni mashtruar opinionin publik kur jeni rrekur te justifikoni kete veprim antikushtetues duke thene se nuk keni perftuar fonde pasi keni kryer betimin. Ju keni marre 240 milion nga parate e taksapaguesve 94 prej te cilave 1 dite pasi keni dale nga greva e urise kur kishit tre muaj qe e kishit bere betimin.
Zoti Beqja Ju duhet te jepni doreheqjen ne menyre imediate pasi eshte e vetmja rruge qe mbetet. E dime se kodi juaj i vjeter i bllokmeneve nuk ju lejon te kryeni veprimin civil te doreheqjes por ju siguroj se eshte ne te miren tuaj dhe te partise suaj te kurseni gjithe procedurat kushtetuese per heqjen e mandatit. Zoti Beqja Nga procedurat kushtetuese nuk ju shpeton dot askush as mister 20 te cilin ju e mbroni me nje pasion te pazakonte as kasta e vjeter e xhaketave te kuqe te cileve ju i perkisni. Ne kete vend ka Kushtetute dhe ligj dhe kjo eshte koha e respektit ndaj principeve kushtetuese dhe shtetit ligjor.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›