E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata dënon vëllain e Hekuran Dedës, u padit nga truproja e familjes Berisha

ilmi-dedaIlmi Deda, vëllai i Hekuran Dedës, i vrarë më 21 janar përpara kryeministrisë, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me një gjobë prej 1 milion lekë.

Kështu Deda, që jeton në kushte të mjerueshme, do të paguajë gjobën për truprojën e familjes së kryeministrit, Fatos Skeja, që e pati paditur pas deklaratës së bërë nga Deda se ai i ka ofruar para që të presë kryeministrin Sali Berisha në shtëpi pas ngjarjes së 21 janarit.

Deda e bëri denoncimin në media, ndërsa tha se Skeja, që njihet si ndërmjetës i Shkëlzenit, u kishte ofruar para, por ata refuzuan që të presin Berishën në shtëpi.

Skeja, i përfshirë edhe në një skandal me plagosjen e një kamerieri, ngriti padi dhe avokati i tij kërkoi 2 milion lekë dëmshpërblim.

Në një intervistë për gazetën Tema para pak ditësh, Ilmi Deda deklaroi se vrasësi i vëllait të tij është Sali Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›