Fati e solli te jetojme ne kete vend Ish- te burgosurit e Guantanamos ne Shqiperi

Zakir Hasam 40 vjec eshte nga Uzbekistani. Ai ndjek studimet ne njerin prej universiteteve me te njohur private ne Tirane ne profilin e shkencave politike dhe marredheniet nderkombetare. Zakir Hasam ka qe prej nentorit te vitit 2006 qe ndodhet ne Shqiperi. Kupton shume mire gjuhen shqipe por e flet me veshtiresi. Te gjitha mesimet ne universitet i ben ne gjuhen angleze. Ne vendlindjen e tij thote se ka perfunduar studimet per inxhineri mekanike por jeta i mori nje drejtim tjeter pasi kaloi me shume se kater vjet ne Kampin e Guantanamo Bay-t.
Nuk kisha degjuar kurre per Shqiperine
Zakir Hasamit nuk i pelqen ta kujtoje dhe ta ndaje me te tjeret periudhen e Guantanamos por nga mberritja per here te pare ne Tirane i kujtohet thuajse cdo detaj. Mezi kuptova se kisha mberritur ne nje vend qe kurre me pare se kisha degjuar por qe per fatin tim u adaptova shpejt me shpejt se sa e kisha menduar thote ai per DW.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Abu Bakhr Qazimi ka mesuar zanatin e picierit
Gjeja qe ta lehteson te jetuarit ne Shqiperi eshte fakti se askush nuk merakoset se cfare besimi ju pelqeni ose praktikoni. Gjeja qe ta veshtireson jeten ketu eshte gjetja e nje pune. Sidomos per njerez si ne qe nuk kemi mbeshtetje e njohje qe kohe me pare na kane pare me mjaft mosbesim e dyshim. Por tashme jemi mesuar me realitetin shqiptar.
Integrimi ne Shqiperi jo nje pervoje negative
Ne baze te nje marreveshje mes autoriteve shqiptare dhe amerikane nga fillimi i Majit te vitit 2006 nga kontigjenti i te burgosurve te kampit te Guntanamo Bay-t jane sistemuar ne disa etapa 10 prej tyre. Ata jane 5 ujgure 2 egjiptiane dhe nga 1 prej Uzbekistanit Tunizise dhe Libise. Njeri prej ujgureve eshte larguar me deshiren e tij dhe aktualisht ndodhet ne Suedi tek te afermit e tij. Sipas legjislacionit shqiptar por dhe konform dokumentave e akteve nderkombetare kontigjenti i ish- te burgosurve te Guantanamo Bay-t eshte trajtuar fillimisht ne Qendren e pritjes se azilanteve dhe refugjateve qe ndodhet ne periferi te Tiranes. Pas shqyrtimit te dokumentaconit dhe te kerkesave per statusin e refugjatit ata jane zhvendosur ne banesa me qera ne qytet.
Zakir Hasam tregon se herepashere mblidhen bashke dhe kalojne ore te tera ne mjedise te ngrohta dhe miqesore. Ai shton se secili prej tyre ka mjaft miq shqiptare duke ndihmuar ne integrimin social e kulturor. Edhe ne xhami shkojme bashke me miq shqiptare duke biseduar per ceshtje nga me te ndryshmet aktualiteti historia dhe gjithcka njerwzore.
Abu behet ne Shqiperi picier
Abu Bakhr Qazim 43 vjec eshte nga grupi i ujgureve qe mberiten te paret ne Tirane ne fillim te majit 2006. Abu ka lindur ne Turkistan dhe ne vendin e tij ka punuar ne industrine e lekures dhe me pas si tregetar mallrash veshjeje dhe ushqimore. Pas kater viteve qendrimi ne kampin e Gunatanamo Bay-t mberritja ne Shqiperi ka qene si e pershkruan ai si ne nje vend misterioz ku nuk dija asnje fjale ne gjuhen vendase asnje zakon apo menyre pershendetjeje.
Abu Bakhr Qazimka investuar ne dy vitet e fundit per te mesuar nje zanat te ri per pergatitjen e picave. Eumlshte nje zanat qe ka nevoje ketu. Kam bere nje kurs per picier. Pastaj kam ndjekur dhe nje kurs tjeter per kuzhine shqiptare e italiane. Them se kjo ka perspektive per tu punesuar dhe per te fituar para .
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zevendesministri i Brendshem Avenir Peka
Zevendesministri i Brendshem Avenir Peka thote pwr DW se per trajtimin e azilanteve dhe refugjateve ne Shqiperi ka nje drejtori te posacme qe mbulon problemet e tyre. Ministria e Brendshme menaxhon dhe Qendren e pritjes por Avenir Peka shton se te angazhuara jane dhe institucione te tjera shteterore. Eumlshte ministria jone qe pranon kerkesat e azilanteve dhe jep statusin e refugjatit pas kesaj jane institucione te tjera si Ministria e Puneve Sociale dhe Shanseve te Barabarta apo Ministria e Arsimit qe merret me edukimin e femijeve te kesaj kategorie etj.
Institucionet qe mbeshtesin ish-te burgosurit
9 ish te burgosurit e Guantanamo Bay-t qe jetojne ne Shqiperi perfitojne nje ndihme sociale prej 430 dollare cdo muaj. Deri para nje viti trajtimin e tyre shendetesor e mbulonte UNHCR-ja por tashme me shume e angazhuar vijon te mbetet Qendra per Rehabilitimin e Viktimave kunder Tortures. Psikologia dhe punonjesja sociale ne Qender Erinda Bllaca shprehet se angazhimi eshte me shume tek mesimi i gjuhes dhe tek trajtimi shendetesor per te cilin ata kane shume nevoje. Jane vleresuar fillimisht nga mjeku i yne i pergjithshem dhe me pas i kemi adresuar tek specialistet ose i kemi blere ilacet. Ne baze te nje projekti asistence ne kuader te Fondit te Kombeve te Bashkuara per viktimat e tortures ne i kemi ofruar sherbimin dentar kujdesin okulistik disa sherbime te tjera psikologjike te karakterit te pergjithshem. Ne kemi vene si komponent dhe ndihmen ligjore.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Erinda Bllaca psikologe ne Qendren e Rehabilitimit
Abu Bakhr Qazim thote se shpreson qe ai dhe miqte e tij te marrin me shume ndihme nga shteti per trajtimin mjekesor. Pjesa me e madhe e jona ka dhe familjen ne ngarkim. Vetem blerja e ilaceve eshte e pamundur per veten dhe anetaret e tjere te familjes. Zakir Hasam eshte bashkuar ditet e fundit me bashkeshorten e tij ne Tirane. Fati e solli qe te jetojme ne kete vend. Dhe une do ta ndjek fatin tim dhe te familjes. Plani i im i pare eshte te mbaroj studimet e larta dhe me pas te shohim. Do jem i lumtur po te kem nje pune pas kesaj thote per DW Zakir Hasam duke e ndjere veten edhe me te afert me kryeqytetin shqiptar.
Autor Arben Muka
Redaktoi Lindita Arapi