Fatlumi Canales

Sergio Canales ndihet njeriu më fatlum në botë. Futbollisti i ri spanjoll nënshkroi me Real Madridin muajin e kaluar.
“Në ditët kur kam nënshkruar për Real, isha djaloshi më i lumtur në univers. Lojtari që më së shumti pëlqeja ishte Zidane, por kam mësuar shumë edhe nga Fabregas, Silva, Xavi e Iniesta. Dëshiroj që ta shfrytëzoj çdo mundësi që më krijohet”, u shpreh 19 vjeçari.
Canales aktualisht luan te Racing Santander, ndërsa është pjesë e përfaqësueses U19 të Spanjës. Nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë te Santander edhe sezonin e ardhshëm, për të arritur më i pjekur pas një viti në kryeqytetin spanjoll.