E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cabanas del nga spitali

Sulmuesi i Paraguait, Salvador Cabanas ka dalë nga spitali të mërkurën, ku qëndroi një kohë të gjatë pasi ishte plagosur në kokë me armë zjarri në një lokal nate në qytetin Meksiko City më 25 janar. Mjekët nuk kanë folur ende rreth mundësisë që Cabanas të rikthehet të luajë futboll.

Sulmuesit 29 vjeç i ka mbetur plumbi në kokë. Ai mund t’i bëjë vetëm disa hapa dhe mund të flasë me vështirësi të mëdha. Cabanas ishte ndër protagonistët e kualifikimeve të Paraguait për botërorin Afrika e Jugut 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›