E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet në SHBA pas Botërorit

David Beckham do të rikthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), përkatësisht te klubi i tij Los Angeles Galaxy pas Botërorit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur presidenti i ligës amerikane të futbollit, MLS, Don Garber.

“David Beckham, pas Botërorit të Afrikës së Jugut, do ta lërë Milanin për të luajtur te Galaxy”, theksoi ai. Për të dytin vit rresh, Beckham është huazuar te klubi Rossoner deri në muajin qershor.

Ai zgjodhi klubin italian për ta fituar një vend në Kombëtaren angleze në Botëror. Por, paraqitjet e tij sivjet janë më të zbehta karshi vitit të kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›