Fatmir Mediu mbi Vlora Hysenin: Cënohet siguria kombëtare!

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu kërkoi që ccështja e drejtoreshës së shkarkuar të Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni, të trajtohet me seriozitetin që i takon sigurisë kombëtare dhe për të të ketë diskutime urgjente në Konferencën e Kryetarëve.
“Të gjitha informacionet që merr kryeministri, presidenti burojnë nga SHISH dhe partneriteti me shërbime inteligjente ndaj duhet të dalim në disa përfundime. Duhet të bëhet diskutim në konferencën e kryetarëve, të kërkohet informacioni, nga kryeministri presidenti, SHISH se si është përzgjedhur si është shkarkuar kjo zonjë nga shërbimi informativ i Kosovës.
Por nëse kjo seancë vazhdon kështu atëherë kemi zhbërë parlamentarizmin, është një dëm i madh për sigurinë kombëtare”, tha Fatmir Mediu