Vlora Hyseni e patrembur / Shantazhon gazetaren: “ Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?”

Në hyrje të GJKKO-së, shefja e shkarkuar e SHISH, Vlora Hyseni shantazhoi publikisht në mënyrë të paprecedentë gazetaren që po e merrte në pyetje.
Sapo gazetarja iu afrua ta pyesë Vlora Hysenin mbi lidhjet e saj me Ergys Agasin, kjo e fundit iu përgjigj me një pyetje.
“ Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?” – tha Hyseni, në një shantazh të hapur ndaj gazetares.
Gazetarja komentoi në lidhje live më pas: “Se cilave takime i referohet do duhet ti sqarojë kur të dalë se ishte një akuze shumë e fortë dhe një shantazh”.