Fatmir Sejdiu: EULEX të mos bëjë spektakle me drejtësinë
PRISHTINE-Ish-presidenti i Kosovës kundër një koalicioni parazgjedhor me PDK-në e Thaçit. Ish- presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu intervistë për emisionin 'Diplomatikus' në News24.
Le ta nisim me një çështje shumë delikate për të cilën shumë pak duan të flasin, por që përbën një prej zhvillimeve më të rëndësishme të kohëve të fundit në Kosovë. Ka patur një sërë padish, akuza, arrestime të zyrtarëve të lartë, figurave të njohura politike nga të dyja kahet dhe madje edhe ambasadorë që kanë qënë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Çfarë po ndodh me drejtësinë në Kosovë profesor?
Unë mund të them se zhvillime të kësaj natyre në një formë apo një tjetër sjellin shqetësime të përgjithshme në vend, por janë edhe zhvillime interesante në përpjekjet për të ndërtuar me efiçencë të mirë shtetin e së drejtës. Me këtë rast unë nuk dua të paragjykoj asnjëherë çështjen e akuzave të ngritura ndaj personave të caktuar sepse është drejtësia që jep fjalën e fundit. Do dëshiroja që kjo të kuptohet si një proces që nuk lidhet me baltosjen e një procesi të madh që ka pas Kosova, të luftës çlirimtare të vendit, apo të asaj që mund të konsiderohet si një ndjekje shtrigash për pjesën e veprimeve politike. Ajo që dëshiroj, e për të cilën kam insistuar që kur isha president i vendit, kam insistuar gjithmonë që proceset e nevojshme për të siguruar rend dhe ligj, apo dhe zbardhjen e fatit shumë të personave të zhdukur, flas edhe per vrasjet qe jane bërë pas luftës, do të jetë e nevojshme një hetim por gjithmonë mbështetur në parimet themelore dhe në një punë të ndershme nga institucionet. Në Kosovë ne kemi edhe EULEX-in si një faktor mbështetës dhe me kompetenca të caktuara në këtë pjesë të veprimeve. Nuk them se me prezencën e tyre EULEX mund të jetë një faktor që ka bindjen apo ambicjen për të destabilizuar vendin. Unë dëshiroj që EULEX të ketë një mandat real të punëve të tij, që të mos ketë spektakle apo situata që fatkeqësisht kemi pare në Kosovë. Sa i përket kësaj situatës së tanishme, për persona të caktuar dëshiroj vërtet që të jetë një ndriçim një real dhe dua të besoj në pafajsinë e këtyre njerëzve. Por nëse do të ketë argumente të drejtpërdrejta, edhe ato duhet të arsyetohen. Pra me rëndësi është të veprohet ndershëm, pa ndikime politike dhe pa nevojën për të ndërtuar balanca eventuale me kriminelët real dhe krimet e përgjakshme, flas për faktorin serb dhe njerëz të instrumentuar.
Ju thatë që këto procese nuk e njollosin veprën e UÇK-së por ndërkaq e dëmtojnë ato imazhin e Kosovës, duke qënë një shtet i ri?
Unë them se në një shtet të ri janë prezente edhe fenomene të tilla dhe njerëzit nuk duhet ta marrin me zhgënjim ecjen tonë. Gjithmonë jam lutur, edhe kur kam qënë në detyrë por edhe më vonë që kjo të kuptohet si një process I natyrshëm, jo vetëm për të arsyetuar veprimet e institucioneve të vendit por edhe për të parë edhe rethanat objektive që kemi para vetes. Unë mendoj se me një veprim real e të drejtë e të pandikueshëm politik nuk mund të kuptohet ndryshe, përveçse një përpjekje e mirë për të ndëruar imazhin e mirë të shtetit. Natyrisht se s’ka vend, jo vetëm në rajon por edhe në vende të zhvilluara që nuk kanë prezencën e një kriminaliteti të zakonshëm apo në forma të tjera që mund të jenë atak i vazhdueshëm ndaj imazhit të tyre. Në kohën kur bëhej një propagandë e fuqishme se Kosova është një çerdhe e krimit të organizuar, se do të jetë një destabilizues i Ballkanit, se do të jetë një tranzit, importues dhe eksportues i krimit të organizuar nga lindja në Europë, e di se pikërisht në ato qëndra që bëhej kjo propagandë, brenda një jave janë bërë më shumë krime se sa një vit në Kosovë. Flas për Beogradin konkretisht dhe aleatët e tij që e kanë mbështetur në forma të ndryshme deri më tani.
Flasim për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, veçanërisht për marrëveshjen e 19 prillit të arritur mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiç, e konsideruar një marrëveshje historike dhe një gur themeli për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ju si e konsideroni?
Unë them se proceset historike i kemi kryer në një fazë të mëhershme. Proces historik ka qënë shpallja e pavarësisë së vendit. Realisht proces i madh ka qënë edhe ai i bisedimeve me ndërmjetësimin e presidentit Marti Ahtisari, i mandatuar nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së dhe me treshen BE-SHBA-Rusi. Natyrisht që edhe ky është një proces që ka peshën e vet dhe do të dëshiroja që të ishte një shpresë reale e shtendosjes së raporteve mes dy vendeve sovrane. S’dua të komentoj se asnjëherë nuk e kam parë tekstin original të marrëveshjes, por do të dëshiroja që ajo të mos kapërcejë kornizat e kushtetutës së Kosovës dhe obligimet që ka marrë ajo që pas shpalljes së pavarësisë dhe me zotimin për zbatimin e pakos së Ahtisarit. Në interpretimet që dëgjojmë shohim edhe ballafaqime të qëndrimeve për atë që është rënë dakord. Ajo që është prezantuar nga pala e Kosovës, të cilën dua ta besoj në qasje, që nuk janë kapërcyer ato që kemi si vijat e kuqe që s’mund të kapërcehen, ndërsa nga zyrtarët e Serbisë që kanë arritur këtë e atë. Ajo që unë dua të theksoj që kemi pas një qasje të angazhuar dhe serioze të faktorit ndërkombëtar, mbështetës në kuptimin pozitiv për Kosovën. Me Serbinë ka pas tema dhe do të ketë tema për të cilat duhet të bisedohet, gjithmonë them tema në interes të përbashkët të dy vendeve sovrane duke nisur që nga lëvizja e lirë e qytetarëve apo çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ekonomik dhe atë ndërkombëtar, veçanërisht për pjesëmarrjet në takimet rajonale dhe në procese të tjera por edhe pjesën tjetër që është shumë e rëndësishme për ne, atë të përmbushjes së kritereve për integrim. Por them dhe këmbëngul që nuk duhet asnjëherë që këto tema që diskutohen të prishin atë çka është arritur në një fazë të mëhershme të bisedimeve apo aktin e shpalljes së pavarësisë, pasi do të ishte cënim për atë që kemi arritur deri tani. Dhe mbi të gjitha për të mos lejuar tendencën e Serbisë për të rihapur çështjen e statusit të Kosovës sepse deri tani ajo ka bërë përpjekje që të ushqejë, të instruktojë e të mbajë strukturat paralele që kanë mbajt peng integrimin e asaj pjese të qytetarëve në veri të Kosovës tek institucionet e vendit apo në jetën e përditshme. Dhe në të njëjtën kohë përmes këtij faktori ka nxjerrë një imazh që e ka prezantuar në botë në përpjekje për të penguar njohjet e mëtejshme të Republikës së Kosovës për të treguar që nuk është arritur ajo çka Kosova ka proklamuar duke imponuar edhe vende të caktuara, siç ndodhi me rastin e pahijshëm të kohëve të fundit me samitin në Maqedoni.
Mos po luan Serbia me dy pista duke patur parasysh që vetëm pak pas arritjes së marrëveshjesm, përveç faktit që në terren nuk po shihet asgjë konkrete të përmirësimit të marrëdhënieve, Serbia bllokon pjesëmarrjen e Kosovës në samitin e Ohrit që më pas u anullua për shkak të bojkotit të Shqipërisë dhe Kroacisë?
Fatkeqësisht Serbia nuk luan vetëm në dy pista por në shumë pista çka në fund nuk sjell rezultat as për vetë Serbinë, përsa i përket ecjes dhe zhvillimit të saj si shtet duke mbajtur që nga koha e Millosheviçit e këtej peng edhe vetë qytetarët e saj, flas për të gjithë ata qytetarë të zakonshëm që dëshirojnë zhvillimin ekonomik dhe integrimin real e vendit. Kjo është vetëm pjesë e obstruksioneve që Serbia ka përdorur edhe më herët. Nuk është takimi i Ohrit i fundit, kur Maqedonia ra pre e një presioni të tillë të Serbisë. Edhe kur unë kam qënë president I vendit, ajo loja e pahijshme që presidenti Ivanov bën, por edhe ne I kthyem një përgjigje të merituar, këmbëngulës dhe të dinjitetshëm, një qëndrim unilateral nga pjesa jonë. Tani është shumë mirë që në një qasje të tillë kanë reaguar edhe vende të tjera siç është rasti I Shqipërisë, Kroacisë dhe Sllovenisë apo edhe I Turqisë për të thënë që nuk shkon kështu në këtë mënyrë, dhe pikërisht pas një marrëveshje që cilësohet si historike. Unë dua të them se kjo pjesë e lojës nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje e Serbisë për të prezantuar tek të tjerët se ne nuk kemi përfunduar me Kosovën dhe që ne jemi qendra apo busulla e orientimeve dhe zhvillimeve të përgjithshme politike në rajon, dhe e treta me këtë të shpërfaqet edhe një herë ndjenja e saj hegjemone për të diktuar rjedhën e zhvillimeve edhe tek vende sovrane, në këtë rast edhe tek Maqedonia. Mendoj se pjesa e reagimit ka qënë një leksion I mirë për vetë Maqedoninë por edhe për Serbinë për ti thënë që nuk mund të veprohet kështu. Të shohim se çdo të ndodhë më tutje. Por Serbia vazhdon me këtë qajse, me shumë pista, për të penguar njohjet dhe për të preznatuar ndryshe imazhin e Kosovës, nga ai që është realisht, pra që është 5 vjet shtet.
Kalojmë tek jeta politike, jeta e përditshme politike në Kosovë duke qenë se në vjeshtë priten dhe zgjedhjet lokale. Flitet disa herë dhe shpesh për një marrëveshje te mundshme mes PDK-se së kryeministrit Thaçi dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ç’ka nuk ështe përjashtuar si mundësi as nga kryetari i partisë suaj, zoti Isa Mustafa. Ju si mendoni, pasi reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet për këtë çështje?
E para dua të kujtoj një marrëveshje që është arritur në prill në vitin 2010, për zgjedhjen e presidentit, reformen zgjedhore, reformën kushtetuese dhe shkurtimin e mandatit, dhe tani kemi një lëvdatë vazhdueshme të partisë sime në këtë kuadër, sepse arritëm të shkurtojmë mandatin e një qeverie të korruptuar dhe tani na del në sipërfaqe një dicka që mund të këtë qenë sens i marrëveshjes. Pra, që mund të ketë zgjedhje lokale, por eventualisht mund të befasohemi nga zgjedhjet parlamentare, të cilat mund të shkojnë në vitin e ardhshëm sipas mandatit të plotë. Në këtë kuadër unë them që çdo opozitë të bëjë punë e vet, të shpalosë projektin e vet, të siguroje njerëzit që do t’i japin besimin për të ndërruar nje estabilishiment politik, një garniture politike, apo një elitë siç është në këtë rast pozita dhe për të marë mandatin në kuptim të zhvillimit që ajo mendon. Tashmë kemi një qasje që sjell një qëndrim metamorfoz, të kundërt nga propaganda që është bërë edhe në kohën kur unë isha president, kundër koalicionit me PDK-në. Cili është efekti i saj? A mos realisht kjo del që ka qenë një marrëveshje jo ditën, por përtej saj? Apo eventualisht, siç shprehem ndonjëherë në mënyrë figurative, njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës të akuzuar për shumë veprime të këqija nga Lidhja Demokratike e Kosovës, flas në kohë të hershme, por edhe tani janë bërë engjëj brenda natës, nuk janë të njëjtët njerëz, tashmë kemi një stad tjetër të zhvillimit. Unë di, dhe nuk dua të merrem shumë me këtë, periudha kur LDK-ja ka qenë në Koalicion me PDK-në , ka qenë një kohë kruciale e zhvillimeve në vend, koha e para statusit dhe hapave të para të zhvillimit të vendit si shtet i pavarur, ndërsa kjo kohë është krejt diçka tjetër. Me këtë e shohim diçka tjetër që e gjejmë në pjesën e komunikimit politik, apo publik të LDK-së, që ishte një përpjekje e proklamuar për ndërtimin e bllokut të së djathtës me partitë e tjera, por që realisht nuk u zbatua, po e marr në synimin e mirë që mund të këtë pasur dhe një rrëshqitje e menjëhershme se mund të ketë dhe nuk përjashtohet koalicioni. Çdo parti politike me numrat që ka, pra me relevancë të fuqishme politike dhe në këtë kuadër edhe LDK, pasi ka një madh të deputetësh, pretendon të fitojë zgjedhjet e vetme. Dhe do të jetë shumë e rrezikshme, që të të shprehet në këtë formë që ne do të bëjmë koalicion. Kjo nuk mund të interpetohet ndryshe që ne të fitojmë besimin e qytetarëve mandatin që vjen . Lufta duhet të bëhet në këtë drejtim dhe pas rezultatave te vlefshme që duhet të dalin nga një rezultat i ndershëm zgjedhor, pa u abuzuar, pa pasur pretendime se çfarë ka qenë nga 2007 e këtej. Atëherë të shihet situata e re. Por tani e quaj si diçka te padrejte në atë c’ka është proklamuar kundër meje dhe në atë pjesën e lançimit publik se do të “kallet” selia e LDK-së që ishte një klientele e lidershipit të tanishëm, asgjë më teper dhe njerzve që i quaj argat ditor, të cilët nuk kanë të bëjmë më filozofinë e LDK-së, me projekte të saj, me anëtarësinë e saj, por që është krejt e jashtme.
Pra, ju jeni kundër një koalicioni të paktën në momentin që të hyhet në zgjedhje?
Unë jam që LDK-ja të luftojë, të bëjë punë dhe që të mund të besojë se mund të fitojë zgjedhjet, por me një mobilizim të përgjitshëm, pa këto politika aktuale që ka.
Ndërkaq, çfarë po ndodh me reformën zgjedhore, pse ka nje ndalim të procesit?
Ajo do të vijë deri në momentin që afatet kushtetuese do të ngushtohen dhe atëhere të këtë një mendim realisht të besueshëm për një subjekt politik, por edhe ndonjë subjekt tjetër në pajtim dhe që nuk do të mbërrihet kualiteti i pretenduar, sikurse ka mbetur tërësisht e papërfunduar çështja e reformës kushtetuese. Unë e di që ka qenë një qasje e rrezikshme pas asaj që ka ndodhur në 2010, 2011 që të shkohet në zgjedhjes së drejtpërdrejtë të presidentit dhe realisht kemi një heshtje totale, të shohim çdo të ndodhë.
Mendoni që ka vullnet të plotë politik, për ta arritur këtë gjë?
Nuk është ai vullnet, por mund të jëtë një qasje e re në kalkulimet politike dhe pazaret politike që mund të bëhen për zgjedhjen e presidentit.
Ndërkaq, për sa i përket reformës kushtetuese të paktën deri vonë LDK-ja ka qenë i vetmi subjekt politik që kërkonte dhe insistonte në respektimin e plotë të marrëveshje së zgjedhjes së presidentes dhe për zgjedhjen e presidentit nga populli.
Po pikërisht kjo që thashë më parë ka qenë e proklamuar deri vonë, por tashmë ka një heshtje totale.
Pra, mendoni që ishte një lloj skenari per momentin?
Unë mëndoj që koha ka treguar argumente që mund të jetë edhe kështu.
Por me ç’qëllim?
Qëllimi është që çështja e zgjedhjes së presidentit të mbetet sërsh si pjesë e matematikave në koalicionet e politike.
Mendoni se lidershipi aktual i LDK-së e ka tradhëtuar disi trashëgiminë e Ibrahim Rugovës?
Dua të trajtoj disa çështje për sa i përket kësaj që ju shtroni. LDK-ja është një parti në vizion politik, me një trashëgimi politike më të fuqishme se çdo parti tjetër, pavarësisht çasteve që mund të këtë. Dua të mbetet në tabanin e saj ensencial, një filozofie politike e qytetëruar, por këmbëngulëse për ndërtimin e mirë të shtetit të Kosovës, shtet që e duan qytetarët e saj, por edhe akomodimin e qytetarëve te tjerë mbi bazë të parimeve ndërkomëtare. Ajo që dua të them dhe e kam thënë para pak ditësh në takimet me anëtarësinë, është që ne kemi këtë trashëgimi të lënë nga presidenti Rugova, por duhet të punojmë shumë që ajo të zhvillohet. Rugova nuk është në mesin e te gjallëve, por një vizion i mbetur në trashëgimi të nivelit shpirtror, por dhe të zhvillimit ideor të mëtejshëm, por puna duhet bërë. E di që kjo po them është kopjuar nga të tjerët, dhe interpretuar ndryshe, por kjo nuk me pengon. Në këtë ecje te mëvonshme ka shumë ceshtje që kanë dalë nga shtrati. Rugovën, Rugovizmin dhe LDK-në duhet ta kuptojnë në esencë si një aleancë e mirë më shpirtin e qytetarëve, në nevojën e tyre që të bëjnë një shtet të dashur për ta. Një shtet të pakriminalizuar, pa klientela të momentit, por me një strukturë të qëndrueshme. LDK-ja duhet të jëtë një parti politike, që mban traditën, por dhe që zhvillohet me ide të reja, plus njerëz të rinj, një parti politike që nuk bën përndjekjen e atyre që kanë mendim të kundërt. Kjo ka qenë esenca edhe në kohë të mëhershme, natyrisht që dhe atëherë ka pasur përplasje, edhe në ’93 edhe 2006 edhe në pjesën e degjenerimit që ne i kemi pasur në kuvendin e 7. LDK, ka kapacitet, ka njerëz që projketin e saj duan ta realizojnë me vizionin e qytetarëve. Këta njerëz duhet të zgjohen. Nuk duhet të jenë vetëm pjesë e mbylluar e asaj që pajtohem me mendimin e liderit në kuptimin burokratik. Por duhet një debat i thellë brenda partisë, të ndërtohet një mekanizëm i mirë i bashkëpunimit me partitë e spektrit të djathtë. LDK-ja fatmirësisht është anëtare e partive popullore te europës, dhe në këtë mënyrë ajo duhet të zhvillohet, jo ta marrë si një pjesë të tapisë dhe të sillet e papërgjeshme për cështje të. LDK-ja nuk ka ende një qëndrim konstant për çështjen e bisedimeve. E kanë votuar disa, disa jo, por një qëndrim zyrtar, pa dilemë, zyrtar nuk e kemi.
Dua t’ju pyes pak, është natyrisht veprim personal i tij, por gjithsesi është zhvillim shumë interesant largimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës zotit Jakup Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, në këndvështruimin e një politikani si e konsideroni largimin e tij?
Unë me dëshirë nuk do doja të hyja në raportet e brendshme të një partie, por që nga ajo që ka dalë në sipërfaqe shihet se është një përlasje e madhe e brendshme. Zoti Krasniqi e ka shprehur qëndrimin e tij edhe me herët, edhe në pjesën le të te themi të obligimeve të tij në parlament, të tendancave që kanë qenë, në mënyrën se si janë bërë, por dhe të fenomeneve të tjera që janë në Partinë Demokratike, posaçërisht me procesin zgjedhor, mënyrën e kontrollollit siç ai thotë të qeverisë dhe tendencën që të kontrollojë parlamentin dhe raportet e tjera. Unë mëndoj që qëndrimet që ai ka shprehur dhe mënyra se si ajo mund të reflektojë, janë një sinjal që Partia Demokratike e Kosovës nuk I ka humbur mirë, brenda vetes ata mund të prezantojnë që mund të jëtë një imazh tjetër dhe është kompetencë që vetë partia të mund të rregullojë vetë çështjet e saj të brendshme ne zhvillimin evet. Por kjo pjesë se si është shprehur, pastaj edhe reagimet e ndonjërit që janë deputet i PDK në parlament, të japin sinjalin që diçka nuk është në frymën e pajtueshme me gjithë atë që bëhet si propagandë tjetër apo pjesë e prezantimit të ujdisë së brendshme brenda partisë dhe zhvillimit të saj pa probleme.
Me që e përmendët, mendoni se ka vërtetë një tendencë të qeverisë që të kontollojë parlamentin?
Ato kanë ndodhur në një formë apo në një tjetër, në mënyrën se si janë prezantuar në procese te caktuara. Është natyrisht tepër e nevojshme bashkëpunimi ndërinstitucional mes tyre, por dihet se kush zgjidhet nga kush, dhe kush duhet të japë raportin final, para kujt pushteti përfaqësues, paralamenti është berthama themelore, prej të cilit derivohen dhe institucionet e tjera.
(d.b/BalkanWeb)