E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha firmos rritjen e rrogave të ulta me 11.3%

TIRANË-Kryeministri Sali Berisha firmosi sot rritjen e pagës minimale në nivelin 11.3%.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri, duke komentuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

"Të dashur miq, sot firmosa vendimin për rritjen e rrogës minimale me 11.3 %. Kjo është rritja më e madhe që kemi bërë ndonjëherë e rrogave të ulta. Me këtë vendim rroga minimale në Shqipëri, krahasuar me fillimin e vitit 2006, rritet me 110 %. Ne mbajmë premtimet", shkruan Kryeministri Berisha.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›