Fatmir Sejdiu kërkon rikthimin në krye të LDK-së

Fatmir Sejdiu
Prishtinë, 20 gusht 2011, NOA – Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, është duke punuar intensivisht që të përgatisë terrenin për të rimarrë postin e të parit në partinë që kishte drejtuar deri në nëntor të vitit të kaluar.
Lajmin e bën me dije gazeta kosovare Zëri.
Njëri nga deputetët e LDK-së, i cili nuke deshi të identifikohej i tha kësaj gazete se Fatmir Sejdiu aktualisht është duke punuar me intensitet të plotë, gjë e cila më së miri vërehet tek dega e Gjakovës.
Sipas informatave që kam unë, Fatmir Sejdiu është duke bërë shumë punë. Përveç degës në Gjakovë, ai është duke punuar edhe me degë tjera, tha po i njëjti burim.
Sipas tij Sejdiu po takohet edhe me kryetarë të degëve të partisë në rrethe, ndërkohë që kryetari aktual i LDK-së, njëherësh kryebashkiaku i Prishtinës, Isa Mustafa është bunkerizuar në raport me anëtarët e tjerë të partisë.
KD/mit/NOA