E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haradinaj në Hagë, shtyhet dëshmia e Kabashit

PRISHTINE-Është shtyrë për ditën e Hënë dëshmia e Shefqet Kabashit, I konsideruar si nje prej dëshmitareve kyc në rigjykimin e pjesshëm te ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftërave te tij Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ka vendosur këshilli gjyqësor.
Gjyqtarët në Hagë e kanë pranuar kërkesën e avokatit të Kabashit, Majkël Karnavas, që dëshmia e tij të shtyhet, pasi Kabashi nuk kishte pasur kohë të përgatitej me avokatin. Ish-anëtari i UCK-se, Shefqet Kabashi, u arrestua nga autoritetet hollandeze me akuzën për shpërfillje te gjykates, pasi refuzoi të dëshmonte në procesin e pare gjyqësor kundër kreut të AAK-se, Ramush Haradinaj.
Ai akuzohet se në vitin 2007 nuk kishte pranuar të dëshmonte lidhur me çështjen Haradinaj e të tjerët, edhe pse ai gjendej në sallën e gjykatës. Kabashi u betua fillimisht se do te thoshte te vërtetën, por me pas refuzoi të deshmonte, me arsyetimin se Gjykata nuk ofronte mbrojtje të mjaftueshme për dëshmitarët. Kabashi u largua nga Haga në drejtim te SHBA-ve, duke qene dhe shtetas amerikan.
Burime nga gjykata e Hages thonë se dëshmia e Kabashit është mjaft e rendesishme, pasi ajo ndërlidhet me përgjegjësinë e të akuzuarve për krimet e kryera në selinë e UÇK-së" dhe në një burg të UÇK-së në fshatin Jabllanicë. Sipas mediave kosovare, dëshmia potenciale e Kabashit ishte edhe arsyeja kryesore e rikthimit të çështjes së Haradinajt përsëri në Hagë dhe arrestimin e tij.

(d.b/NEWs24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›