Turqia-Kosovës: Hiqni fyrjet për ne nga tekstet shkollore
PRISHTINË- Ministri i Turqisë Omer Dinçer gjatë takimit që pati me homologun e tij kosovar Ramë Buja i ka kërkuar që të largohen paragrafët, të cilat përmbajnë fyerje për Turqinë dhe personalitetet historike të këtij vendi, nga librat e historisë së Kosovës.
“Ne biseduam dhe kërkuam nga Ministria eliminimin e paragrafëve nga librat e historisë së Kosovës, të cilat përmbajnë fyerje për historinë turke. Ne jemi në finalizim të projektit, i cili vazhdohet të punohet nga Komisioni, i cili është themeluar për eliminimin e këtyre problemeve dhe neve do të na gëzojë pa masë fakti që kur të botohen librat e reja të mos t’i kenë këto paragrafe”,- ka deklaruar Dinçer.
Agjencia e lajmeve Kosovapress bënë me dije se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja nga ana e tij ka sqaruar se do të ketë vetëm disa ndryshime të nevojshme, pasi sipas tij historia nuk mund të ndryshohet.
“ Nuk u tha se do të ndryshohet historia, u tha që do të korrigjohen ata kapituj ku ka pjesë fyese për popullin turk. Kjo do të korrigjohet dhe jo të ndryshohet historia, sepse nuk mund të ndryshojmë historinë e cila ka ndodh. Kjo do të ndodh duke qenë të përbashkëta të dy komisionet shumë profesionale në këtë drejtim”,- theksoi ministri kosovar.
Ndërkohë i pyetur nga gazetarët se pse shqiptarë ne Turqi nuk gëzojnë plotësisht të drejtën e mësimit në gjuhën amtare, ministri turk ka thënë:- “Sa i përket kësaj në shkollat turke për ata që duan të mësojnë gjuhën shqipe ka lëndë zgjedhore dhe mund të hapen edhe kurse në gjuhën shqipe, është plotësisht demokratike”.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë ministri turk i Arsimit, takoi edhe kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci.
(e.m/BalkanWeb)