E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatmir Vata i jep fund me Arminia Bielfeld

Nga Franc Hoxha
ASA (Albania Sport Agency)- Fatmir Vata duket se ia ka dhënë fund aventurës së tij me Arminian e Bielefeldit, pasi e ardhmja e tij nuk lidhet më me klubin gjerman të Bundesligës, një ndër më të rrezikuarit për të rënë në kategorinë e dytë profesioniste. Lajmi është dhënë nga prestigjiozja "Kicker" që pohon se shqiptari ka në dorë Lejën e Kalimit nga klubi dhe tashme eshte i lire. Mesfushori sulmues veteran prej javësh nuk bente më në planet e trajnerit të Arminias, Ernst Middendorp, i cili e kishte braktisur 35-vjecarin. "Ne nuk do ti vendosim shkopinj në rrota, nëse, ai (Fatmiri) dëshiron të gjejë në klub të ri", pohoi drejtori i klubit Saftig, duke patur parasysh edhe faktin se Arminia mund të luajë në Bundesliga. "Ne nuk do të përtëritim me asnjë që u mbaron kontrata", shtoi Saftig, duke patur parasyh faktin se Vata është shumë i vjetër për Arminan që dëshiron të fillojë një projekt të ri. Vata, i cili mban numrin 10 te Arminia, aktivizohet që nga viti 2001 me klubin gjerman, por këtë sezon ka luajtur vetëm 8 ndeshje (7 si titullar).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›