E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, miqësore “qyl” me Anglinë

ASA (Albania Sport Agency) - Shqipëria do ta luajë miqësoren me Anglinë (25 maj 2007) në stadiumin "Turf Moor" që i përket skaudrës Bërnleit, që militon në në Championship (kategoria e dytë angleze). Kapaciteti i stadiumit është 22.546 mijë vende, ku 5% e biletave i përket tifozerisë shqiptare.
Federata Angleze paguan të gjitha shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimi të Kombëtares shqiptare, shumë që arrin në 90 mijë dollarë. Takimi Angli (B)-Shqipëri(më shumë B) organizohet nga kompania "Sport Five", që ka të drejtat televizive të dy kombëtareve.
Lista paraprake me 22-25 lojtarë është projektuar nga stafi teknik, me në krye Baric dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga FSHF-ja.
Shqipëria është përballur zyrtarisht katër herë me Anglinë dhe ka humbur në të katër ndeshjet, ku ka mundur të shënojë vetëm një gol (Rraklli) ndërsa ka pësuar 13 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›