Fatos Beja Partite te nisin reformen zgjedhore

Sipas Kryetarit te Komisionit te Jashtem zgjidhja e krizes politike nuk duket e afert pasi tani fillon fushata elektorale
TIRAN - Partia Demokratike ka kerkuar dje nisjen sa me shpejt te reformes zgjedhore ne menyre qe gjithcka te jete gati per zgjedhjet e ardhshme te 8 majit.
Nje dite pas dorezimit ne keshillin e perhershem ne Vjene te raportit 1-vjecar per Shqiperine nga kreu i OSBE-se ne Shqiperi Kryetari i Komisionit te Jashtem Fatos Beja deklaroi se thelbi i raportit vjetor eshte kryerja sa me pare e reformes zgjedhore dhe pergatitja e zgjedhjeve te ardhshme lokale.
Per deputetin demokrat Beja raporti eshte nje kambane alarmi per kohen qe kalon. Sipas tij zgjidhja e krizes politike qe po kalon vendi pas zgjedhjeve parlamentare te vitit te kaluar eshte vetem ne doren e opozites.
Lidhur me zgjedhjet qe eshte problemi kryesor i raportit ai thote filloni nga puna me rekomandimet e ODIHR-it. Ka nje raport te ODIHR-it dhe OSBE-se me sugjerime dhe rekomandime per Shqiperine ne menyre qe zgjedhjet e ardhshme te jene me te mira se ato te kaluarat pertej vleresimit te arritjeve qe jane bere ne zgjedhjet e kaluara.
Asnje gje nuk pengon qe te fillojme me zbatimin e ketyre rekomandimeve - tha Beja. Kryetari i Komisionit te Jashtem eshte i mendimit se pretendimet e opozites do te marrin zgjidhje vetem ne kuadrin parlamentar duke ngritur komisionin hetimor.
Problemi eshte qe nuk duhet te hapen shapen kutite nuk duhet te diskutohen jashte parlamentit jashte institucioneve jashte kuadrit ligjor. Do te diskutohen brenda Kushtetutes brenda institucioneve brenda komisionit mbi baze te Kushtetutes - u shpreh Beja.
Ai nguli kembe se cdo debat ne lidhje me kete ceshtje duhet te behet vetem brenda parlamentit pasi aty jane te gjitha hapesirat ligjore per te gjetur nje zgjidhje.
Kryetari i Komisionit te Jashtem theksoi se per ngritjen e komisionit hetimor dhe per objektin qe do te shqyrtoje nuk vendos vetem komisioni apo vetem Parlamenti por mund te veproje Gjykata Kushtetuese.
Te gjitha keto jane te parashikuara ne Kushtetute dhe ne ligj dhe duhet te ecet ne kete menyre te shkohet ne komision dhe aty te debatohet - tha Beja. Gjithsesi deputeti demokrat shprehet skeptik se zgjidhja e krizes do te jete e shpejte.
Sipas tij situata politike pritet te jete me tone te larta per shkak te afrimit te zgjedhjeve lokale si dhe nga paralajmerimi i Partise Socialiste se nese nuk do te pranohen kerkesat e saj opozita do ti rikthehet protestave popullore. Kryetari i Komisionit te Jashtem Fatos Beja e vleresoi si te pamotivuar rinisjen e protestave ne nje kohe kur dy forcat politike mund te nisnin reformen zgjedhore paralelisht me ate per hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit.