Fatos Beja, do të drejtojë seancën e parë plenare

Fatos Beja , ish-nënkryetari i kuvendit aktualisht ministër i arsimit do të drejtojë seancën e parë plenare të legjislaturës së re në 7 shtator. Në zbatim të rregullores së kuvendit seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër, por Sali Berisha para të cilit në fakt duhet të betoheshin 139 deputetët e majtë e të djathtë nuk do ta pranojë këtë detyrë.
Pas Kryeministrit Berisha posti i kryetarit të kuvendit për një seancë i takon një deputeti të PS-së, dhe pikërisht Et'hem Rukës. Por sërish duket se as ky nuk do të ushtrojë funksionet e kryetarit të kuvendit për shkak të vendimit të PS-së për të bojkotuar punimet e Kuvendit.
Kështu që posti i kryetarit të kuvendit i takon deputetit më të vjetër teë PD-së, i cili është pikërisht Ministri i Arsimit Fatos Beja.
Fatos Bejës kështu nuk do ti takoje një detyrë dhe aq e këndshme sa duket në pamje të parë. Pasi deputetit të PD-së do ti duhet të hapë punimet e legjislaturës së re në një sallë ku do të mungojnë 64 deputetët e PS-së.
Të pranishëm në sallen e seancave plenare pasditen e së hënës duket se do të jenë të pranishëm 68 deputetet e PD-së, 4 të LSI-së, kryerepublikani Mediu, Dashamir Tahiri i partisë që përfaqëson komunitetin çam si dhe Vangjel Dule i PBDNJ-it.