E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Haxhiraj: Darka e gabuar me personazhe si të Shekspirit, më riktheu në teatër pas 20 vitesh

Regjisori tregon rikthimin nga Italia, në skenën e Teatrit Kombëtar

Një rikthim shumë emocionues në Teatrin Kombëtar, kështu u shpreh regjisori i njohur Fatos Haxhiraj. Ai rikthehet në teatër pas 20 vitesh me veprën e Kadaresë Darka e gabuar, premiera teatrore pritet të vijë për publikun në skenë gjatë muajit maj. Në një intervistë

dhënë për gazetën regjisori i njohur me veprat e tij në skenën teatrore tregon rrugën që bëri nga Italia për të ardhur në skenën shqiptare me veprën e Kadaresë. Ndërkohë që flet me emocion për rikthimin e tij, ai pohon se gjithmonë ka qenë në dijeni me atë se çfarë ka ndodhur me teatrin, por vetë ai ka qenë dhe aktiv me jetën artistike në Itali. Ka punuar në teatrin Teatro dell' orologio të Romës, si dhe ka interpretuar role në filmat La skuadra, Diritto di Difesa etj. Pas konkursit për përzgjedhjen e pjesëve, me qëllim Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe, romani i Ismail Kadaresë, i kthyer në dramë nga Fatos Haxhiraj, është shpallur fitues. Pak ditë pas shpalljes si fitues nga bordi i teatrit ai ka mbledhur të gjithë aktorët që do të jenë pjesë e këtij dramatizimi, duke parë në sy edhe riskun që mbart çdo dramatizim i një vepre që është lexuar dhe pëlqyer shumë. Një rikthim pas dy vjetësh në skenën e Teatrit Kombëtar do të jetë kjo dramë për aktorin e njohur të skenës dhe filmit shqiptar Ndriçim Xhepa, në rolin e kolonelit gjerman. Bujar Asqeriu, Artan Imami, Naum Shundi, Erjona Kakeli, Mehdi Malkaj, Mehmet Pasha, Marjana Kondi etj, janë aktorët e tjerë të përzgjedhur për personazhet e veprës Darka e gabuar, që do të ngjitet në skenë.


-Çfarë ju shtyu të zgjidhnit veprën Darka e gabuar për ta sjellë në skenën teatrore?
Është një roman shumë interesant dhe unë jam nisur nga dramatizimi, pasi ka personazhe që mund të vihen në skenë. Ka të ndërthurur tragjinë, ironinë, ka personazhe Çehovianë dhe Shekspirianë. Unë do të arrij që ti dramatizoj këto personazhe dhe ky dramatizim nderon Teatrin Kombëtar po ashtu dhe aktorët. Them që ka vështirësi, por stafi është me lojtarë për tu pasur zili (qesh), madje mund të them që suksesi varet dhe nga Taulant Pustina.

-Mbi çfarë platforme regjisoriale do të vijë në skenë Darka e gabuar?
Kjo është një pjesë që ka shumë personazhe dhe ne kemi të bëjmë me një trajtim ndryshe, po ashtu më ka ndihmuar dhe shumë Kadare, pasi është shkrimtari ai që përcakton mirë figurat. Vepra përfaqëson një grup inteligjence, e cila ka pasur vështirësitë e veta dhe në raste nuk është trajtuar mirë. Tragjedia e veprës janë disa dënime absurde, por ka dhe personazhe që mund ti krahasoj me veprat e Shekspirit. Për shembull finalja e doktorit është, si ta them unë, njësoj si finalja e mbretit Lir. Aktorët do të jenë sulmues, mbrojtës mesfushorë, por më duket se portier do të jetë regjisori (qesh).


-Keni mbi 20 vjet që jeni laruar nga Teatri Kombëtar, sa dijeni keni pasur për jetën e tij artistike, sa i keni mbajtur kontaktet me teatrin?
Megjithëse larg teatrit, unë asnjëherë nuk e kam lënë atë. Kam qenë gjithmonë në dijeni se çfarë po ndodh me teatrin, pasi për mua ai është shumë i rëndësishëm. Unë kam qenë në dijeni në çdo gjë që ndodh në teatër, por më shumë se mua më duket se ka qenë dhe gruaja ime Drita. Unë e tërhoqa atë, pasi ajo dëshironte që të rrinte në teatër. Ajo ka qenë shumë më koherente se unë me teatrin, ajo madje shpesh më thoshte që në teatër është bërë kjo apo ajo vepër. Ne e ndiqnim teatrin edhe me anë të televizorit. Janë shumë stacione televizive atje, që ne i shikojmë dhe në këtë mënyrë e ndiqnim se çfarë ndodhte në teatër. 

-Zgjodhët Darka gabuar për tu rikthyer në skenën shqiptare pas 20 vitesh. Kur mund ta shohë publiku në skenë këtë vepër, pasi tashmë është vërë re që janë pak vepra shqiptare në skenën teatrore?
 Më vjen mirë që publiku i do veprat shqiptare, por janë akoma shumë punë përpara. Unë sapo iu prezantova stafin tim, e cila për mua është një skuadër shumë e mirë dhe besoj se do të sjellim diçka të bukur në skenë për publikun. Jemi ende në fillimet tona dhe besoj se nga muaji maj vepra Darka gabuar do të vijë pranë publikut. Është vepra e Ismail Kadaresë dhe tashmë ndjemi gati për të filluar punën.

-Vetë shkrimtari Ismail Kadare është shprehur i pakënaqur me një pjesë të veprave të tij që janë realizuar në filma, veç Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur. Ju keni frikë nga kjo dhe çfarë ju tha ai gjatë bisedës që ju patët me shkrimtarin?
Ai për mua është një njeri dhe një shkrimtar i shkëlqyer. Ai është një njeri i madh dhe njeriu i madh është gjithmonë i shkëlqyer. Unë e vlerësoj shumë atë, veprën e tij, atë çfarë ai ka sjellë. Unë e kam dëgjuar atë që ai ka pohuar, por prandaj pikërisht për këtë unë kam shkuar tek Ismail Kadare, vetëm për këtë dhe i kam thënë gjatë takimit tim me të që të më japi një mendim. Unë nuk e kam dorëzuar veprën e tij Darka gabuar, në këtë konkurs vetë pa marrë më parë një takim me shkrimtarin, por ai mund të thotë sërish të njëjtën gjë, pasi problemi qëndron se nga e shkruara deri tek materializmi i një vepre mund të ketë shumë gjëra. Gjithmonë ekziston një drojë, e cila të shtyn të punosh edhe me më shumë korrektësi.

-Darka e gabuar do të konkurrojë dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Dramës Shqipe që  pritet të zhvillohet në muajin maj të këtij viti në Teatrin Kombëtar, ku do të jenë pjesëmarrëse shumë trupa teatrore nga qytete të tjera të vendit?
Për mendimin tim është një festival shumë i rëndësishëm dhe më vjen shumë mirë që do të zhvillohet në Teatrin Kombëtar, por unë akoma nuk e di nëse do të jetë vepra ime që do të konkurrojë apo jo në këtë festival të dramës shqipe, që pritet të zhvillohet. Për këtë duhet pyetur drejtori i Teatrit Kombëtar, pasi ai edhe mund të mos ta pëlqejë këtë, prandaj nuk mund të përgjigjem nëse do të jetë apo jo vepra Darka e gabuar në festivalin dramës shqipe.

-Vini në skenën shqiptare me një staf aktorësh shumë të njohur dhe të dashur për publikun, ku mes tyre spikat dhe rikthimi i aktorit Artan Imami, pasi ai vjen në skenë pas gati një dekade. Pse kjo zgjedhje nga ju?
Nganjëherë aktori largohet për arsye të ndryshme, që janë të tijat, por aktori gjithmonë e ka mendjen tek teatri. Edhe në një rast, sapo ta shohë që ai e gjen veten menjëherë ai kërkon të kthehet. Pra nuk është puna që unë e kam bindur aktorin Artan Imami, që ai të kthehet në skenë. Aktori kthehet përnjëherë, pasi e ka mendjen tek teatri. Aktori është për skenën nuk është për të tjerat dhe sapo ti thuash që do të vish në skenë ai menjëherë kthehet për të marrë sërish atë emocion që i ka falur teatri. Po në skenë janë dhe shumë emra të tjerë të talentuar si aktori Ahmet Pasha, Ndriçim Xhepa, Naum Shundi ,etj. Unë kisha 20 vjet që nuk vija në skenën teatrore vepra skenike dhe nganjëherë nostalgjia është shumë e rëndësishme për mua. Dhe ja këtu tashmë jemi mbledhur të gjithë dhe më vjen shumë mirë për këtë.

-Si e pritët rikthimin tuaj, pas kaq vitesh mungesë në Teatrin Kombëtar?
Rikthimi im është shumë emocionues. Unë kisha 20 vjet, që nuk kisha ardhur në këtë teatër, por dua të them një gjë. E shikoni këtë sallë, kjo ka qenë klasa ku unë kam bërën vitin e parë të universitetit për Mjeshtëri Aktori, pasi shkolla ka qenë këtu. Instituti i Lartë i Arteve ka qenë këtu dhe kjo ka qenë klasa, ku ne zhvillonim mësim. Më rikthen në shumë kujtime ky vend.


-Për çfarë kishte më shumë nostalgji regjisori Fatos Haxhiraj?
Kur vjen në Teatrin Kombëtar ka shumë kujtimet bukura, janë shumë vite pune me plot pasion për skenën dhe tani po ta vini re mua po më mbushen sytë me lot. Kur vjen këtu në këtë Teatër Kombëtar unë shikoj dhe fotografitë dhe menjëherë shikoj ata emra të mëdhenj të skenës teatrore, që nuk janë më. Kam nostalgji për të gjithë atë që unë ka

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›