AAK: Thaçi duhet të jep dorëheqje
i ka bërë gjatë një konference për media, sekretari i përgjithshëm i partisë, Burim Ramadani, i cili ka bërë edhe një krahasim mes qeverisjes aktuale me atë të para disa viteve nga lideri i AAK, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se është i saktë raporti i UNDP që thekson humbjen e besimit qytetarë ndaj qeverisjes Thaçi, sepse gjatë kësaj kohe ka pasur vetëm rritje të korrupsionit dhe mospërmbushje të premtimeve e hapje të vendeve të reja të punës. Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, arsyet e humbjes së besimit të qytetarëve në qeverinë Thaçi fillojnë nga korrupsioni, krimi i organizuar, mungesa e vendeve të reja të punës, mungesa e investimeve dhe mospërmbushja e premtimeve zgjedhore e deri të mentaliteti komunist qeverisës. Qeveria Thaçi realisht po rrit maksimalisht pesimizmin politik në Kosovës edhe raporti i UNDP-së ka tregu se ky pesimizëm politik në Kosovës është rritur në shkallën prej 41 për qind, ka thënë Ramadani, për të shtuar se derisa qytetarët e Kosovës i ka kapluar varfëria dhe papunësia, qeveria e Hashim Thaçit e ka rritur luksin dhe shpenzimet. Duke i vazhduar kritikat në adresë të qeverisë dhe konkretisht kryeministrit Thaçi, Ramadani ka thënë se humbja e besimit qytetar është e arsyeshme, ndërsa ka bërë edhe një krahasim mes qeverisjes aktuale me atë të para disa viteve nga lideri i AAK, Ramush Haradinaj. Në argumentimin e akuzave për korrupsion, Ramadani ka përmendur tenderin me targat e automjeteve, pastaj tenderit për kompjuterizimin e shkollave, si dhe shumë çështje tjetra dhe tenderë që lidhen me asfaltimin e rrugëve.