E Diel, 1 Nëntor 2026

Illyria dhe illyriasit vendi dhe populli i bijve të Hyjeve dhe Hyllit që illyrizon

Nga Agron Luka

Siç e tregonte Apollodori, fiset ilire enkelejt, pasi kishin konsultuar edhe orakullin e Hyut, e kishin thërritur Kadmin si udhëheqës, në luftën që i kishin shpallur atyre disa fise të tjera ilire. (Apollodori, Bibliotheca, Libri III, 39 etj). Edhe Herodoti në shek V p.e.r. e përmendte këtë

luftë ndërmjet fiseve ilire, madje si ndonjë ish ngjarje, e largët historike: kadmejtë e dëbuar nga argasit u strehuan tek enkelejt. (Historia, Libri V, 61; shih edhe Scymni, Europa, vargu 437). Skylaksi i shek IV-v p.e.r., shkruan te zëri Illyroi: Pas liburnëve vjen popullsia e ilirëve dhe banojnë ilirët gjatë anë detit gjer në Kaoni Ndër popujt barbarë janë, hierastamnët, bulinët, hyllët (hyllët janë fqinjë me bulinët), këta të fundit thonë se aty kish banuar Hylli i biri i Herakliut. Këta janë barbarë. (Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, Vëll. I, 1965, f 35; Scylacis Cariandrensis, Periplus, Illyroi 22) Kjo popullsia e fisi i ilirëve, na del edhe te Illyroi 26. Analisti i shquar logograf dhe leksikograf, Stefan Bizantini i shek VI, në zërin Hyll, ka cituar ndër të tjerë Apollonios (Argonautika, Lib. IV) ka shkruar kështu: HYLLEIS, fis ilir nga Hylli është edhe qytet Hylle dhe vazhdon duke cituar e shqyrtuar disa autorë antikë. Në lidhje me emërtimin e qytetit HYLLEIS, nga i biri i Herakliut Hylli, jep edhe trajtën, Hylle. Si prejardhje e emërtimit etnik të banorëve jep hylleus në mashkullore dhe hylleis në femërore. Jep edhe trajtat hyllos, hylleus, hyllis. Këtë qytet ai e lokalizon njësoj si autorët antikë Skylaksi e Apolonios, në Mallakastrën tonë dhe shënon edhe një fis Hyllis, në Argo të Doridës, ku anëtari i fisit quhet hylleus. 
Për sa i përket analizës gjuhësore, duhet theksuar:  
1. Duhen parë në origjinalin greqisht e latinisht të gjitha grafitë e shkruara dhe për këtë arsye, vërejtjet tona mbeten relative. Kjo është një e metë e madhe e të gjitha dokumentacioneve e përkthimeve tona, të cilat nuk shënojnë grafitë origjinale, por shqipërojnë dhe shqiptarizojnë mbarë e mbrapsht, ku të munden!
2. Ka, një ish H të lashtë, e cila ekziston ende në gjuhën shqipe, sidomos në formën përkëdhelëse Hyllo ose Hyll, ose te shprehja Hyllë e hanë; te shumësi hyjzit, te fjala Hyjnia, Hylli, Hyji për perënditë pagane dhe për mono Zotin si Hyji/Hylli edhe në Bibël, etj.
3. Alternancat Y-I edhe si dallime dialektale si te rastet dy-di; syni, syri-siri; krypë- kripë etj, ekzistojnë edhe sot. Edhe kalimet r-n dhe rënien ose alternimin e një ll-j.
4. Te ndajfolja illyristi, do të shihja një formë të krahasueshme me alb./shqipen ilirishti, por duhet sqaruar se për çfarë kuptimi përdoret, për gjuhën e folur apo për banorët? Ndërsa te folja illyrizo-n, do të shikoja një kuptim të krahasueshëm me kuptimin belbëzon, flet ilirisht, ose hylli illyrizon, ndriçon etj. Me uzurpimin e formacionit Iliria, gjuhë ilirike, populli ilir/ilirik nga sllavojugorët ka humbur edhe vazhdimësia emërtuese si nacionalitet, por edhe e kësaj foljes dhe e ndajfoljes antike vendase, etj.
5. Nuk ishte analizuar e krahasuar vazhdimësia e trajtave dhe e konceptit nga politeizmi në monoteizëm, Hylli/Hyji/Ylli/Illy/Illi midis regjistrimeve antike dhe mesjetare.
Të hetohen dhe të rivendosen meritat intelektuale autorëve të parë formulues të disa tezave e hipotezave
Autoriteti interpretues i mitologjisë greko-romake P. Grimal (i cili ndoshta duhej të fuste si zë edhe mitologjinë ilire), shkruan: IlloHyllos, lindi nga dashuria e Herakliut me Melitën, nimfa e vendit të Fekëve (në Korkyra-Korfuz. AL.), me të cilën Herakliu u bashkua kur ishte i izoluar në këtë vend, mbasi ia kishin vrarë bijtë e tij. (ky izolim është injoruar në përgjithësi nga disa mitografë, sipas versionit tradicional). Ky Illo-Hyllo shkoi në krye të një grupi feakësh për të themeluar një koloni në Iliri. Këtu ai u vra, ndërsa ndiqte një zënkë që i përkiste një kopeje me lope e qe me banorët vendas. Illio/Hylli i dha emërtimin e vet (fiseve AL) Illeni dEpiro-Hylleis-Hylliri e Epirit. (Enciclopedia dei Miti, ribot.1990, f 338, zëri Illo-Yllos). Siç e kam trajtuar edhe në një shkrim të hershëm, autorët e huaj edhe vendas, nuk e kishin konstatuar në thellësi se, mitologjitë e rregulluara greke, me sa duket, i nxorën sytë dhe i vunë futën mitologjive iliro-pellazge. Konkretisht edhe për vëllazërimin Dyrrah-Herakli, autorët tonë e kishin neglizhuar krejtësisht atë pjesë të tregimit mitologjik për luftërat e hershme të brendshme para kolonizimit helen, midis vetë fiseve ilire, simbolizuar mitologjikisht si lufta e vëllezërve ilirë të Dyrrahut. Te autori antik Diodori, konstatohet se, këto luftëra legjendare të vëllezërve ilirë, me bazë Epidamnin/Dyrrahun ishin kthyer edhe si proverbiale në botën antike me një figurë mjaft të spikatur: Epidamnasit banonin në brigjet e Adriatikut dhe ishin në luftë me njeri tjetrin; ata hodhën në det një tok me hekura të skuqura dhe u betuan se nuk do ti jepnin fund armiqësive të tyre për deri sa ti nxirrnin nga deti akoma të skuqura hekurat. (Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, bot. 1965, Diodori, Fragmente, Excerpt. Vatican. f 17-18)...
Një pjesë strofë poeme e abatit Preng Doçi, shkruante:
O dhe: ndër dhena qi nEurop lulzojnë
 Lulzove ti ma i par; ti gjuhën ruen,
Qi foli Deukalioni
E ky Deukalioni ishte varianti i njeriut mitologjik të gadishullit tonë (që i korrespondonte Noes/Noahut/Nuhut), i cili bashkë me të shoqen Pirra shpëtuan nga Përmbytja e Madhe. Edhe Filip Shiroka, poeti shkodran tuj e citue e frymëzue prej Emzot Doçit, shkruante:
Shqypnija nkoh tkalueme
Në ball tsaj Hyll ndriçote
Më 1995, për një surprizë, u informova për një rizbulim arkivor, në AQSH, të një dorëshkrimi të vitit 1907 që i përkiste F. Shirokës, shoqëruar edhe me një studim të prof. dr. Gazmend Shpuzës. Ndër të tjera shohim se F. Shiroka hedh hipotezën: Ilirët ishin Hylliras, ndër fise pelasge. Pyetjes, Ça don me thanë emni Hyllirie?, Shiroka i përgjigjej:Hyllirie asht prej shqypes Hylli-irie ka pas edhe mbretni të Hylliriës me Bardhë Hyllin (Hylli i Bardhë) i pari mbret qi sundoi në Shkodër (MHSH, Kumtari 7, 1995, Dr. Gazmend Shpuza, Një dorëshkrim i pa njohur i Filip Shirokës, f 53-68)
Petro Zheji, e radhit fjalën sanskritishte ulk? me ekuivalenten shqipe yllka, frëngjisht meteore. (Shqipja dhe sanskritishtia, bot.1996, ribot. 2005, f 36)
Historiani bashkëkohor, E.E. Jacques, duke cituar edhe Gibonin, shkruan: Hylli njihet si mbreti më i hershëm që sundoi mbi familjet e fiset e shpërndara pellazge, të njohura si Mbretëria e Ilirisë. Ai vdiq në vitin 1225 para Kr Kryeqyteti i ilirëve ka qenë gjithnjë Shkodra, qyteti më i vjetër që ekziston edhe sot e kësaj dite. (Albanët, Vëll I, 1996, f 124)
Në vitin 2001, më ra në dorë libri i P. Margilaj. Ai shkruan: Hylli ose Ylli; hyllësi-a tuba e yjeve ekziston hipoteza se kjo fjalë është bazë (rrënjë/etimon) i emrit kombëtar ilir Hylli është etnonim i emrit të fisit Hyllies ose Hyllët, në jug të Mollosisë Hylli ka qenë një stërgjysh i shtëpisë mbretërore edhe një fis në Peloponez është quajtur Hyllies Plini, në Naturalis Historiae shkruan për gadishullin Hullia në Dalmaci Ky emërtim lë përshtypje se gjeneza e emrit ka rrjedhur nga konstelacioni i yjeve (Ilirët flasin shqip, shqiptarët flasin ilirisht, Podgoricë, 2001, f 360, zëri Hullët, Hellejtë, Hullies)
Padyshim, autori e ka arritur një zgjidhie të kënaqshme, por kam dy vërejtja të vogla. Formacioni Iliria, gjuhë ilirishte/ilirike e populli ilir/ilirik, për shkakun e okupacionit e uzurpimit sllavojugor u pengua në garën e konkurrencës në procesin e nacionalitetit dhe nuk arriti të bëhej emërtim nacional. Ai mbeti vetëm si emërtimi i etnosit të popullit ilir. Regjistrimet latine me u e e, duket se janë nazale antike ilire.
Nisur nga sa thotë dr. Shpuza se ky dokumenti i F. Shirokës figuron në materialet e mbledhura me rastin e festimeve të 25-vjetorit të mëvetësisë më 1937, Dosja Nr. 53, atëherë duhet të pranojmë se ky dorëshkrim do

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›