E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Klosi: Kapitulli Berisha sështë mbyllur. Jam dakord me Daden, të marrë fund pandëshkueshmëria

klosiIsh- shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, në një intervistë për gazetën Dita, thotë se kapitulli Berisha nuk është mbyllur, për shkak se ai nuk është një politikan normal.

Sipas Klosit, Berisha po tenton tua mbushë mendjen njerëzve se 23 qershori ishte një incident elektoral.

Koalicioni fitues e ka akoma në dorë mbylljen e kapitullit Berisha me punën e tij për eliminimin e pasojave të qeverisjes berishiane dhe për rilindjen e vendit në të gjitha fushat, thotë Klosi.

Sipas tij, e majta diti që të mbrojë në këto zgjedhje votat.

Këto zgjedhje më forcuan bindjen se Berisha gjithmonë ka vjedhur vota sa ka mundur dhe se këtë radhë atij iu tha mjaft dhe ja rezultati.

I pyetur për deklaratën e deputetes Arta Dade se ajo dorëzon mandatin nëse nuk hetohet Sali Berisha, Klosi thotë se është dakord me të.

Duhet të nxjerrim mësimin e duhur nga zbatimi i politikës së pandëshkueshmërisë kur të majtën e drejtonte Nano. Gjoja në emër të mosacarimit të situatës politike, ai ishte kundër ndëshkimit të krimeve të politikanëve, duke i lejuar Berishës që të acaronte situatën për hesap të tij, thotë Klosi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›