E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: LSI po ndërhyn në zgjedhjet e brendshme në PD (a është kjo akuzë indirekte për Bashën?)

olldKandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi, gjatë takimeve në Lushnje, Berat, Kuçovë dhe Poliçan, ka shtuar dozat e akuzave ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke thënë se tani ajo po tenton që të ndërhyjë edhe në zgjedhjet e brendshme në PD.

Duket si një akuzë indirekte për kundërshtarin e tij në garë, Lulzim Basha, që përflitet si i lidhur me Ilir Metën.

Ndryshe ccfarë kuptimi ka që LSI të ndërhyjë në garën e PD-së.

Ka një përpjekje të tmerrshme nga vektorë të majtë brenda shtypit shqiptar. Po ti shikoni takëmet e analistëve, të cilët nuk gjejnë kurrë asgjë, janë të njëjtët që e luftuan me të gjithë breshërinë e tyre Partinë Demokratike para zgjedhjeve. Janë të njëjtët që tani po përpiqen të bëjnë diversion. Janë të njëjtët që na vodhën votat me paratë e pista që vodhën gjatë pushtetit tonë, të cilët po përpiqen të ndërhyjnë në këtë proces. Në Lushnjë, Berat dhe gjetkë ka një përpjekje të qartë edhe nga segmente të LSI-së për të ndërhyrë në këtë proces. Mbajini larg! Kjo parti është parti e demokratëve. Kjo parti është e grave dhe burrave të lirë që vendosin vetë me mendje të ftohtë se cila duhet të jetë e ardhmja e kësaj strukture, ku bëjnë pjesë të gjithë, tha Olldashi.

Sipas tij, PD nuk është krijuar për të ndenjur në opozitë. Demokratët nuk kanë asnjë minutë dhe asnjë ditë kohë për të humbur. Partia Demokratike ka një mision ende të pambyllur: misioni që ka nisur në vitin 90, kur është krijuar, misionin që e ka rimarrë në 2005-ën dhe e ka çuar deri në 2013 dhe misionin  që duhet të rimarrë me shpejtësi për të bërë Shqipërinë europiane, atë Shqipëri që kërkohej që ditën e parë të themelimit të saj, tha Olldashi./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›