Fatos Kongoli: Sfida nën lëkurën e një femre
Për herë të parë, vendosi të fliste me gojën e një femre. E bëri këtë në vetën e parë. Fillimisht e pa si një eksperiment, si një aventurë, të cilën pak nga pak e çoi përpara. Fatos Kongoli, me romanin e dhjetë të krijimtarisë së tij, prezantohet ndryshe para lexuesit. Ka folur me gojën e një femre dhe për të kjo është një sfidë. Në qendër është figura e femrës, si qenia më e pambrojtur e shoqërisë shqiptare. Ajo është kryefjala e romanit më të ri të shkrimtarit Fatos Kongoli. Një roman që hyn thellë në botën e shpirtërore të personazheve të tij, duke trajtuar tema madhore të lindjes dhe vdekjes. Shkrimtarja Flutura Açka e cilësoi romanin e ri të Kongolit si një nga veprat më të mira të viteve të fundit. "Ky roman përmban një ironi në kufijtë më të hollë dhe kjo shfaqet mes normalitetit që i shton më tepër kureshtjen lexuesit". Nëpërmjet rrëfimit të një infermiereje, Parashqevisë, Kongoli zbulon një mjedis të egër e të pamëshirshëm, ku femra është më e pambrojtura.
"Bolero në vilën e pleqve" qëkur ka dalë para pak ditësh është cilësuar si libri juaj më i mirë. I bashkoheni këtij mendimi?
Libri më i mirë nuk shkruhet kurrë dhe kjo ndoshta është arsyeja që një njeri i cili i ka hyrë letërsisë qëndron në një pauzë për një kohë të gjatë e pastaj fillon kërkimi i asaj që nuk e ka shkruar ende. Libri është një proces i çuditshëm tepër i veçantë dhe sa më shumë të futesh në botën e letërsisë aq më shumë e kupton se njeriu është paska i pafuqishëm për të përballuar peshën e një realiteti dhe ekzistence.
Zoti Kongoli, ju për herë të parë vini nën petkun e një femre, pse e bëtë këtë zgjedhje?
Kur kam shkruar këtë roman kjo ka qenë dilema ime më e madhe, ka qenë ngurrimi im më i madh qysh para se të nisja ta shkruaja. Duke qenë se personazhi kryesor i tij është një femër, jo fort e zakonshme, megjithëse një njeri i rëndomtë, ngurrimi im ka qenë nëse do të shkruaja në vetën e tretë apo në vetën e parë. E vërteta është që unë nisa ta shkruaja këtë libër në vetën e parë, vitin e kaluar. Kështu nisa të shkruaja disa faqe. Por nuk po më pëlqente, vërtet që nuk më pëlqente fare ajo çka unë po shkruaja dhe e lashë punën. Për dy - tri javë nuk punova më. Më pas vendosa. Mora vendimin të bëja një eksperiment. Përfundimisht do të shkruaja në vetën e parë. Mora vendimin të futesha për herë të parë në këto përmasa, nën lëkurën e një femre, relativisht të re në moshë, 32 vjeçe është ajo. Unë vendosa të flas me gojën e saj. Në të vërtetë qe një eksperiment dhe një aventurë nga ana ime.
Përse e quani kështu. Ishte një realizim i vështirë nga ana juaj?
Them eksperiment jo se nuk njihet kjo në letërsinë e përbotshme. Shumë shkrimtarë kanë shkruar e janë vënë në rolin e një gruaje, por për mua ishte një përvojë krejtësisht e re dhe me shumë rreziqe, sepse mund të ndodhte edhe që të dështoja. Kur kam shkruar këtë roman, një pjesë të madhe të të cilit e kam shkruar duke qenë jashtë vendit, kam pasur një ngarkesë emocionale shumë të madhe. Dua të përdor atë shprehjen "kam ecur në tehun e një brisku". Deri kur e përfundova, e vija vazhdimisht në dyshim atë që po bëja. Nëse unë isha vërtet natyrshëm në gojën e një femre dhe si do të pritej e si do të merrej ky pozicionim i imi. Me të vërtetë që kjo më dha një frikë që unë e kam pasur nga fillimi e deri në fund të romanit.
Çfarë ndodhi më pas? Si e tejkaluat këtë frikë?
Ma hoqi i pari miku im, Edmond Tupja. Si përkthyesi im në gjuhën frënge, ai është lexuesi i parë i librave të mi. Unë isha në Paris dhe marr një e-mail prej tij, ku më thotë fjalë jashtëzakonisht të mira. Më foli me superlativa. U emocionova shumë nga ky vlerësim, sepse është nga ata njerëz që nuk ta përton. Nëse diçka nuk i pëlqen ai ta thotë copë. Unë nuk fjeta prej emocioneve gjithë natën, pasi mora këtë e-mail. Pas dy ditësh, nuk isha më në Paris, por në Bordo. Mora një e-mail, kësaj radhe prej zotit Fatmir Toçi, botuesit, i cili gjithashtu më foli me superlativa për librin. Duhet ta dini se është diçka shumë e veçantë kur vetë botuesi flet me fjalë tepër vlerësuese. Kjo në një farë mënyre i vuri kapakun përfundimisht dyshimeve të mia dhe thashë që me sa duket nuk jam lodhur kot. Po tani sigurisht, ju e dini, libri shkruhet për lexuesin dhe vlerësimin përfundimtar do ta thonë ata. Unë shpresoj që ashtu si edhe me librat e mi të mëparshëm, të mos i zhgënjej.
Nëse bëjmë një klasifikim të romaneve tuaja, ku qëndron "Bolero në vilën e pleqve"?
Sinqerisht që unë mendoj se këtë mund ta thonë shumë herë më mirë specialistët e letërsisë. Unë nuk di ku ta vendos. Mund të them që kur fillova të shkruaj këtë libër, jo vetëm që isha i ndërgjegjshëm që do bëja një aventurë, e që mund të dështoja, por edhe se doja të shkruaja një roman ndryshe nga të mëparshmit. Doja të dilja nga qerthulli tematik i romaneve të mëparshme. Sigurisht që ky është një libër i imi, e kam shkruar unë dhe në këtë pikëpamje proza ime nuk është e ndryshme. U thanë fjalë të ndryshme dhe e quajtën si një përsosmëri të mënyrës sime të të shkruarit. Dhe sigurisht që lëvdata të tilla i pëlqejnë kujtdo, mua më pëlqejnë lëvdatat e në këtë mënyrë dua t‘i marr si të vërteta ato. Por them se me këtë libër unë dola nga një qerthull ku qëndroja deri më tani me librat e mëparshëm.
Si ka lindur ideja për të shkruar këtë roman?
Realiteti i këtij romani është shumë i veçantë. Ideja ka lindur në një rrethanë shumë të veçantë. Z. Tupja, më mori një natë vonë në telefon dhe më tregoi një episod. Më tha se ëma ishte shtruar në spital dhe i ati, që tani ka ndërruar jetë, në atë kohë ishte shumë i moshuar dhe i pamundur për t‘i shkruar në spital. Kështu vendos t‘i shkruajë një letër. Ky fakt më impresionoi dhe i thashë Edmondit nëse do më lejonte ta përdorja këtë episod. Ai pranoi. Me këtë ngjarje unë ndërtova një nga linjat më të rëndësishme të romanit tim. Por unë aty kam futur shumë nga përvoja ime.
Kjo është njëra anë, por cili është në të vërtetë burimi fillestar i romanit?
Ka qenë sigurisht, përfytyrimi im për një person që ne e shohim që e kemi përditë pranë, por që nuk e dimë kush është. Ky burim, është personazhi kryesor, infermierja e cila quhet Parasheqvi. Mua gjithmonë më kishte bërë përshtypje se si është ky njeri që unë shoh përditë dhe nuk e di kush është. Kjo ka qenë shtysa. Madje një herë më lindi ideja të ndjek dikë si një dedektiv. Të zbuloja ku shkon, ku hyn, çfarë bën, me se merret?
A mund të themi se të tillë personazhe të rëndomtë në dukje, mund të jenë pjesë e një letërsie të madhe?
Çdo gjë mund të jetë letërsi, por varet se çfarë letërsie bën. Letërsia nuk përjashton asgjë.
Si e keni përpunuar këtë personazh, infermieren për ta sjellë në librin tuaj?
Me sa di unë, edhe Floberi kështu u nis, nga diçka e zakonshme, e duke u thelluar realizoi një vepër monumentale. Edhe Tolstoit njësoj i ndodhi me Ana Kareninën.
A jeni i kënaqur me Parashqevinë tuaj?
Si t‘ju them... ta shohim se çfarë do të thotë lexuesi.