E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallet sot kreu i Akademisë së Shkencave

Paraditen e sotme, në ambientet e Akademisë së Shkencave do të zhvillohen zgjedhjet për Kryesinë e ASH-së, ku do të zgjidhet kryetari, zëvendëskryetari, sekretari shkencor dhe kryetarët e seksioneve përkatëse, seksionit të shkencave shoqërore albanologjike dhe seksionit të shkencave natyrore e teknike. Kandidatët zyrtarë për kreun e Akademisë së Shkencave, janë Kolec Topalli, Apollon Baçe dhe Gudar Beqiraj. Pas shpalljes së kryetarit të Akademisë, pasditen e sotme në hotel "Tirana" do të organizohet edhe ceremonia e rikonstituimit të Asamblesë së Akademisë së Shkencave. Ndërkaq, do të zhvillohet edhe shpërndarja e diplomave të akademikëve dhe akademikëve të asociuar. Pritet që në takimin e pasdites të marrë pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha, si dhe ministra e deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›