E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Nano: Paketa e PS, një truk

Ne kohen kur Shqipëria mund te dështojë për te dytën here ne marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE, ish-kryeministri Fatos Nano i bën apel klasën politike të tregojnë pjekuri dhe përgjegjshmëri ndaj mesazheve të qarta të ndërkombëtarëve, mbi zgjidhjen e krizës së Shqipëri.

Gjatë një prononcimi për Vizion Plus, Nano, tashme i tërhequr nga politika aktive, ka fajësuar pa përmendur emra, një pjese të liderëve për një politikeberje vetëm për interesat e tyre dhe jo te vendit. Ish-kryetari i Partisë Socialiste ka ironizuar edhe paktin prej 10 pikash te propozuar nga socialistët, duke mos e parë atë si një mundësi për nisjen e dialogut mes palëve. Nano i është shmangur komenteve mbi një rikthim te mundshëm ne politiken aktive, apo për debatin e hapur ne lidhje me çështjen e presidentit, ndonëse ai pak vite me pare nuk e fshehu ambicien për te qene kreu i ri i shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›