E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi i popullsise PDU kunder mazhorances

18/10/2010Partia per Drejtesi dhe Unitet paraqet projektet pas kthimit nga SHBA

Idrizi komenton zhvillimet politike Mandati i Beqjes PDU as merr dhe as heq mandate

Partia Drejtesi dhe Unitet pritet te luaje nje rol te rendesishem ne balancat e kartoneve ne Kuvend ne nje kohe kur mazhoranca eshte tkurrur me dy deputete. Nderkohe qe dy mandatet e kesaj force politike nuk do ti qendrojne besnike partise ne pushtet per cdo nisme. Ajo pritet te kundershtoje fort idene e regjistrimit te popullsise sipas kriterit te etnise dhe fese nderkohe qe do te perkrahe opoziten per mbrojtjen e mandatit te deputetit Ilir Beqja. PDU sapo ka perfunduar nje tur takimesh me kongresmene amerikane me te cilet ka lobuar per zgjidhjen e ceshtjes came.

Zhvillimet aktuale

Regjistrimi i popullsise sipas kriterit te etnise dhe fese eshte nje proces i hershem per vendin tone. Ky eshte deklarimi i kreut te PDU-se Shpetim Idrizi dhene gjate nje konference per mediat. Jemi kategorikisht kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike dhe fetare apo do te mbajme qendrimet tona konform programit qe ne kemi. Nuk jemi kunder regjistrimit te popullsise ne parim por menyres se si ai iu eshte servirur dhe kohes qe po behet deklaroi ai. I pyetur per nismen me te fundit te mazhorances per heqjen e imunitetit te deputetit te PS-se Ilir Beqja kreu i PDU-se do te pergjigjej se PDU-ja as merr dhe as heq mandate. Kjo nenkupton ndoshta mospjesemarrjen e kesaj force politike ne procesin e votimit te relacionit te mazhorances gjate seances se ardhshme parlamentare per kete ceshtje. Ndersa largimin e Paulin Sterkajt dhe te Dritan Priftit nga mazhoranca Idrizi i komentoi si levizje elektorale.

Ceshtja came

Deputetet e Partise Drejtesi dhe Unitet deklaruan se vizita e fundit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ishte shume e suksesshme. Ceshtja came sipas tyre do te jete ne qender te axhendes politike te kesaj partie. Politika shqiptare nuk ka bere aq sa duhet per ceshtjen came dhe ceshtje te tjera. Mazhorancat kane qene here-here nen presionin e vetove te vendeve fqinje. Spektri politik shqiptar dhe vota jone ne Parlament eshte mjet presioni direkt u shpreh kreu i saj Idrizi. Ai deklaroi se shume shpejt ne Tirane do te mbahet nje kongres mbareshqiptar ku do te trajtohen per zgjidhje shume probleme te shqiptareve. Kemi pasur nje takim me Kryeministrin dhe kemi rene dakord qe te kete nje kongres kombetar per diasporen dhe emigracionin dhe jemi angazhuar me nje grup pune per te bere gati ligjin perkates vendimet e qeverise strukturen administrative dhe veprimtarine e ketij institucioni tha me tej zoti Idrizi. Ai beri me dije se do te punohet edhe per ngritjen e nje keshilli kombetar te diaspores per te zgjidhur nje sere problemesh qe nisin me diskriminimin e vijojne me mesimin e gjuhes shqipe. PDU-ja ka kerkuar qe te mbeshteten institucionet e Kosoves dhe te zhvillohet nje politike ekonomike bashkepunuese mes dy vendeve tona. Ditet e fundit nje delegacion i nivelit te larte te PDU-se zhvilloi nje vizite zyrtare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Kongresi mbareshqiptar

Shume shpejt do te organizohet ne Tirane nje kongres mbareshqiptar me perfaqesues nga te gjitha shtetet ku ndodhen trojet kombetare shqiptare nga diaspora e vjeter dhe e re ku do te perpilohet nje platforme konkrete e realizueshme dhe objektive per zgjidhjen e ceshtjes kombetare. Kjo platforme do te perdoret si mjet presioni ndaj qeverive te vendeve perkatese dhe nje pike referimi per zgjidhjen e ceshtjes kombetare.

Keshilli Kombetar i Diaspores

PDU-ja do te prezantoje idene e krijimit te Keshillit Kombetar te Diaspores qe do te merret ekskluzivisht me problemet e shqiptareve jashte trojeve kombetare si per sa i perket mesimit te gjuhes amtare ruajtjen e lidhjeve me atdheun ashtu edhe per zgjidhjen e problemeve te perditshmerise qe hasin shqiptaret jashte vendeve te tyre. Permendim diskriminimin marrjen e dokumenteve ligjore e problemet me ambasadat shqiptare.

Vizita ne SHBA

Vizita e PDU-se eshte vetem e para vizite zyrtare ne kuader te realizimit te objektivave te vendosura ne programin e saj me kah SHBA-ne dhe te tjera vizita do ta pasojne ate shume shpejt. Ajo eshte kulmi i nje aktiviteti te dendur njevjecar ku propagandimi dhe zgjidhja e ceshtjes kombetare dhe ceshtjes came moren nje hov te madh cilesor dhe sasior jo vetem brenda vendit por dhe jashte tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›