E Diel, 1 Nëntor 2026

Fatos Nano nuk e mban dot më në duar çadrën e tij

ANDI BUSHATI

Ai nuk është më kryetari i partisë së madhe, e cila i mundësoi për një dekadë e gjysmë të zgjidhte postet që donte dhe ti shpërndante po aq bujarisht për të tjerët. I pambuluar, me krahë të pambrojtur, ai është sot i detyruar të bëjë një betejë të vetmuar. Për të siguruar atë që kur e pati në dorë ta merrte, e refuzoi dhe që sa herë e ka kërkuar me këmbëngulje, ia kanë refuzuar… karrigen e Presidentit. Për të arritur këtë, atij i duhet edhe sot ti bjerë në gjunjë njeriut që e ka përdorur më tepër se gjithkush, Berishës.
Për të arritur këtë, i është dashur të ngrihet mbi marrëdhënien dashuri-urrejtje me vëllain e tij armik, Ilir Metën. Për të arritur këtë i është dashur ti trokasë në derë pasardhësit të vet mosmirënjohës, Edi Rama. Për të arritur këtë, sytë i ka te një lloj simpatie që ka arritur të ngjallë te ndërkombëtarët. Sepse Fatos Nano i është futur sërish udhëtimit të mundimshëm, në takimin e katërt, me zgjedhjet presidenciale. Atëherë, më 1997-n, kur e kishte mundësinë e refuzoi këtë post. Por sa herë e kërkoi më pas, në vitin 2002, në vitin 2007, refuzuan tia japin.
I gjithë ky kalvar lidhet ngushtë me karrierën e gjatë të Fatos Nanos në krye të së majtës, me sakrificën, epizmin, intrigat, pazaret, me tolerancën dhe donkishotizmin e një njeriu plot dritë dhe hije. E një njeriu që u shfaq papritmas në verën e vështirë të vitit 90, për tu shndërruar në një nga simbolet e viteve të tranzicionit.
Pas kësaj dite, i pikasur nga Presidenti i kohës, Ramiz Alia, Nano fillon një ngjitje marramendëse: sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, më pas numri dy i qeverisë, dhe më 26 shkurt 91, vetëm pak ditë pas rënies së bustit të Enver Hoxhës, Kryeministër i Partisë gjysmëshekullore të Punës.
Me këtë status ai do ti prijë fushatës elektorale në zgjedhjet e para pluraliste në vend. I prezantuar nga Xhelil Gjoni dhe në krah të një punisti të vjetër që ka ndërruar disa herë kamp, ai prezanton në ekranin e televizionit të vetëm shqiptar programin e parë të komunistëve në pluralizëm.
Kjo fushatë e parë, edhe në sajë popullaritetit prej ylli në ngritje të së majtës që i vishej Kryeministrit të ri, do të fitohej thellë nga komunistët. Ajo do ti jepte Nanos mundësinë për të drejtuar kabinetin e tij të dytë qeveritar. Por gëzimi i fitores do të ish i shkurtër! Vetëm dy javë pas fitores vendi do të përfshihej nga greva dhe protesta masive. Sindikatat e pavarura, qytetarët në rrugë, opozita, do tia bënin të pamundur qeverisjen komunistëve. Vetëm pas pak ditësh Fatos Nano do të dorëzonte armët.
Dorëheqja e Nanos, që i hapte rrugë një kompromisi politik, rrezikonte ta linte jashtë loje atë vetë! Përpjekja e tij më e madhe në ato momente qe të arrinte vendin e ministrit të tregtisë me jashtë në një qeveri koalicioni ku Berisha kish lejuar të hynin njerëzit e tij më të aftë: Gramoz Pashko si zv.kryeministër e Preç Zogaj si ministër i Kulturës.
Këto ditë të nxehta të verës 91, Fatos Nano kishte një dilemë: ose të arrinte postin ministror që e donte aq shumë, ose të hidhej në hierarkinë e Partisë Komuniste që në Kongresin e saj të Dhjetë kish vendosur të konvertohej në socialiste.
Pasi nuk arriti ta kapte dot objektivin e parë, Nano pranoi të bëhej bartësi i konvertimit të punistëve. Bëhet fjalë për Kongresin e fundit të Partisë së Punës, i cili do ta zgjidhte Fatos Nanon kryetar të Partisë Socialiste.
Simboli i ri do tu përshtatej me vështirësi kohëve të reja. Në fushatën elektorale të një viti më pas, Partia Socialiste do të dilte në opozitë! Fitorja e Demokratëve me dy të tretat u jepte atyre pushtet absolut. Rreziku i revanshizmit pas gjysmë shekulli pushtet opozitar ishte i prekshëm. E ai nuk mund të linte pa kërcënuar as njeriun që kish marrë përsipër ti dilte në mbrojtje asaj gjysme të shoqërisë që ndihej e margjinalizuar. Fjala burg kish filluar të përmendej gjithnjë e më shpesh pas zgjedhjeve të 22 marsit.
Një vit më pas, drejtpërdrejt me insistimin e Sali Berishës, Nano do të burgosej nën akuzën se kish vjedhur në favor të të tretëve ndihmat që Italia i akordonte Shqipërisë. Burgosja e këtij lideri, që edhe pas hekurave qëndronte po aq krenar dhe fodull sa në liri, ish kërkuar drejtpërdrejt nga mitingje politike ku liderët bërtisnin: Po su burgos Fatos Nano, shkatërrohet PD-ja.
Vetë Nano do ti përvishej një kalvari katërvjeçar burgimi politik. Nga burgu i Bënçës, ku Fatos Nano kryente dënimin politik së bashku me hierarkët e partisë që ai kish transformuar, nuk do ta nxirrte një proces i rregullt, por rrethanat anarkike. Tashmë historia është e njohur; zgjedhjet e vjedhura të majit 96, rënia e piramidave, futja e vendit në kaos, hapja e depove dhe e burgjeve. Pushteti i Berishës që u shkri brenda ditësh, tani nuk siguronte dot më as Presidencën, jo më të kishte luksin për të mbajtur të burgosur politikë.
Dhe për gjithë këtë rrokopujë, shumica opozitare e shikonte zgjidhjen vetëm te një njeri. Tek ai që kish provuar qelitë me çmimin e kundërshtimit të regjimit. Trishtimi nga paratë e humbura sikur bëhej më i vogël nga shpresa e portretit që mbanin në duar.
Fatos Nano u kthye në zyrën e lënë bosh në mes të marsit 97. Përpara vetes kishte dy baste: i pari politik, të fitonte zgjedhjet e ardhme; i dyti personal, të fitonte ndaj banalitetit që i përndjek heronjtë pasi zbresin në tokë.
Në fushatën elektorale, lideri i së majtës mendoi vetëm për sfidën e parë. Pas këtyre mitingjeve, ku ndihej adhurimi për të, fshihej ankthi njerëzor për të rifituar lirinë e munguar. Pas dashurisë që i ofrohej fshihej dëshira për të shijuar kënaqësitë e vogla të jetës. E megjithatë, për gazetarët e huaj Fatos Nano fliste gjithnjë me gjuhën e një lideri që do të hapte një faqe të re.
Në orët e mbrëmjes së 29 qershorit 97, Fatos Nano ishte në zenitin e adhurimit politik. Shqiptarët e kishin votuar me mbi dy të tretat e votave. Ai do të skiconte tani konturet e shtetit të ri. Kishte gjithçka në dorë për këtë, aq sa shumëkush e parathoshte në postin e Presidentit. Por ai do ta refuzonte atë post që do ta kërkonte, gati me përvuajtje, për tri herë me radhë vite më pas.
Fillimet e Nanos ishin impresionuese. Një kundërshtar i tij i kohës së burgut, Namik Dokle, do të bëhej nënkryetar Kuvendi. Kryetari i social-demokratëve, Gjinushi, kryetar. Parulla Të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet dukej më e prekshme se kurrë. Me këtë filozofi posti i Presidentit do ti ofrohej një socialisti vetëm njëvjeçar, Rexhep Meidanit.
Me paradoksin e madh të atij që bisedat i bënte si një ish-i burgosur ordiner, ndërsa filozofinë e kish prej një lideri modern, Nano shkoi drejt Kryeministrisë për të ngritur qeverinë e tij të tretë. Por qeverisja pas katastrofës do të shkërmoqte shpejt aureolën e ish-politikanit të burgosur. Në qytetin ende të pashëruar nga kriza gëlonin thashethemet për jetën e lehtë në orët e vona të Kryeministrit, për pirjet e tij të gjata, për korrupsionin e njerëzve të tij të afërt. Kupa e mbushur me një sakrificë katërvjeçare po derdhej në pak muaj.
Në godinën e qeverisë po trokiste 14 shtatori!
Vrasja e Azem Hajdarit ishte pika e kthesës. Demokratët e Sali Berishës ishin prej disa muajsh në rrugë. Prej javësh Fatos Nano kërcënohej nga demonstrues që çonin arkivole bosh përpara rezidencës së tij qeveritare. Por arrestimi, edhe sot nuk dihet se me urdhër të kujt, i disa zyrtarëve të lartë demokratë, i kishte vënë benzinë zjarrit. Tronditja e qeverisë së re ishte në një rrugë pa kthim. Por, pasi ish-lideri i protestave të pluralizmit u vra nga njerëz me uniformë, Berisha lëshoi kushtrimin për ta rrëzuar edhe Nanon si diktaturën e përmbysur.
Mbështetësit e Berishës u armatosën për këtë qëllim. Por a ishte Berisha regjisori i vetëm i asaj që ndodhi më 14 shtator? Apo ajo ishte një ndërt

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›