Gjykata administrative pritet të shqyrtohet në Kuvend
TIRANË- Parlamenti zhvillon sot seancën e radhës plenare. Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Europian, Stefan Fyle pritet t’i drejtohet deputetëve me një fjalë përshëndetëse rreth orës 11:00-11:30.
Në rend të ditës, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe ligji për Gjykatën administrative. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar në tërësi me konsensus të palëve projekt/ligjin për Gjykatën Administrative. Të dyja palët kanë rënë dakord gjithashtu që në shkallë vendi të jenë 6 gjykata rrethi administrative, duke marrë si formë organizimi atë të gjykatave të apelit.
Sipas ligjit të miratuar veprimtaria e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë do të zhvillohet në selinë e saj ndërsa gjykata mund ta zhvillojë një pjesë të veprimtarisë edhe jashtë selisë së saj, nëse kjo vlerësohet e nevojshme, lehtëson eksesin për cilëndo palë, kursen kohë ose shpenzime procedurale. Gjithashtu Gjykatat administrative të shkallës së parë organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit të zakonshëm në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Sipas ligjit të miratuar Gjykatat administrative të apelit organizohen së paku në Tiranë.
(el.me/BalkanWeb)