E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllon me automatik në ajër,terrorizohen banorët

Autori i Lajmit: RED.
Lezhë Një 55-vjeçar ka qëlluar me automatik në ajër përreth 20 minuta duke terrorizuar banorët në fshatin Tale të Lezhës. Autori i ngjarjes është vënë në pranga pak minuta pas ngjarjes, por burime nga policia pohojnë se vuan nga sëmundje mendore. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13:30 minuta, ndërsa angazhoi strukturat e Drejtorise së Policisë së Lezhës. Burime nga policia bëjnë të ditur se 55-vjeçari Ndue Murqi qëndronte pranë banesës së tij dhe qëllonte me automatik në ajër, duke terrorizuar banorët e shtëpive përreth. Sipas të njëjtave burime, alarmi për situatën e krijuar ka çuar në vendngjarje 2 furgona të grupit të gatshëm të policisë, efektivët e së cilës pas disa minutash kanë mundur të neutralizojnë dhe më pas të arrestojnë 55-vjeçarin. Nga hetimet paraprake mësohet se autori i ngjarjes vuante nga probleme mendore. Ai njihet si njeri problematik, madje disa herë ka qenë i shoqëruar në polici për prishje të qetësisë publike.
Ky lajm është publikuar: 15/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›