"Faturat e bukurisë", mbi 3000 euro për të hequr kilet
TIRANE- Të jesh i bukur e në formë, sidomos gjatë muajve të verës është dëshira e çdo femre apo mashkulli. Por jo gjithmonë mund të kesh trupin perfekt, ndërsa jeta e tejmbushur nuk të lë kohën e duhur për t'u marrë me aktivitet fizik apo palestër. E nëse këto janë zgjidhjet më të shëndetshme, por edhe më impenjative, alternativa e "shpëtimit" në këto raste janë operacionet plastike. Kjo lloj kirurgjie, jo shumë e njohur para disa vitesh në vendin tonë duket se po merr përmasa të jashtëzakonshme. E ndërsa klinikat që ofrojnë këto shërbime janë të shumta, në to nuk mungojnë as pacientët që dëshirojnë ndryshimin. Po sa kushtojnë disa prej këtyre ndërhyrjeve?
"Gazeta Shqiptare" është interesuar në disa klinika të kirurgjisë estetike e sa për çmimet, ato nuk janë fort në përshtatje me xhepat e shumicës. Çmimi për heqjen e kileve të tepërta te zona e belit varion nga klinika në klinikë. Megjithatë, diçka është e sigurt nëse merrni vendimin për të bërë një ndërhyrje të tillë: sigurohuni të keni goxha para në xhep dhe ajo që është më e rëndësishmja t'i ktheni ato në euro, sepse kjo është valuta në të cilën propozohen çmimet. Kështu në një prej klinikave heqja e dhjamit te zona e belit kushton nga 2500 në 3500 euro. Ndërkohë që, një tjetër klinikë propozon çmime të tjera dhe oferta të tjera në lidhje me këtë shërbim. "Vetëm heqja e dhjamit mund të realizohet me 1500- 3500 euro, por ka mundësi që ju përveç kësaj të bëni edhe plastikën e barkut. Ky shërbim padyshim që ka koston e vet dhe i gjithë rimodelimi i barkut do të shkojë në 4500 euro", - na shpjegon një infermiere, në një prej klinikave më të njohura në Tiranë për këto lloj operacionesh.
RRUDHAT
Plakja është një fenomen që askush nuk mund ta ndalojë apo ta kthejë pas, por ndërhyrjet plastike janë përpjekur të sjellin "revolucionin" edhe në këtë fushë. Sipas mjekëve të klinikave, ajo është një prej ndërhyrjeve më të kërkuara, por padyshim, që edhe kjo ka koston e saj e që nuk është e vogël. Sipas klinikave të kryeqytetit, vetëm një rimodelim i kapakëve të syrit kushton 1500 euro e po aq edhe një ndërhyrje për heqjen e borsave. Por, nëse doni të shkoni më tej e të ndërhyni në të gjithë fytyrën "për të rikthyer vitet e rinisë", atëherë duhet të bëni ca llogari më tepër. Nga 3500-5000 euro janë çmimet që propozohen në vendin tonë për një lifting në të gjithë fytyrën.
VIZITAT
Të dish se sa kushton një ndërhyrje estetike nuk është shumë e thjeshtë. Kjo, pasi fillimisht klinikat të propozojnë një takim me mjekun specialist, i cili sipas tyre duhet të shikojë përmasat e "problemit" tënd. Ndërsa edhe këto vizita kanë çmimet e tyre të veçanta, duke rritur edhe më tepër koston e një ndërhyrjeje estetike. Termi "kemi çmime konkurruese" është një prej më të shpeshtëve që përdoret nga këto klinika, nëse ti do të kërkosh informacion në lidhje me çmimin. E kjo në një farë mënyrë "tërheq" klientët drejt operacioneve të bukurisë.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)