Kule: Kardinali Stanislaw, mbeshtetje Shqiperise prane kancelarive diplomatike Eljona Ballhysa
Ne nje ceremoni te vecante, senati akademik i Universitetit te Tiranes i akordoi dje titullin Doktor Honoris Causa, Kardinalit te Kishes Katolike Romake, Arkipeshkvit te Krakoves, Stanislav Dziwisz. Ne fjalen e tij, rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule, lexoi motivacionin e ketij titulli. “Ne emer te Senatit, i percjell Shkelqesise se tij, zotit Stanislaw Dziwisz, vendimin qe kemi marre. Republika e Shqiperise Universiteti i Tiranes, i jep zotit Stanislaw Dziwisz titullin, doktor Honoris Causa, me motivacionin: ‘Per kontributin e dhene per kalimin e Shqiperise nga diktatura ne demokraci, permes kujdesit, interesimit dhe ndihmes se dhene shqiptareve ne cdo fushe te jetes, ne ndertimin e demokracise dhe mbeshtetjes se ceshtjeve te Shqiperise prane kancelarive diplomatike te shteteve te ndryshme”. Duke iu drejtuar auditorit me modesti, kardinali Stanislaw Dziwisz tha se “me vjen keq qe akoma nuk di te flas shqip. Por ky titull me detyron qe te mesoj me shume edhe rreth gjuhes shqipe”. Ne fjalen e tij, kardinali solli disa kujtime te tij si sekretar privat per 40 vjet rresht, i Papa Gjon Palit te dyte. Ai tha se ka qene deshmitar i lutjeve te Papa Gjon Palit te dyte, dhe se Shqiperia ka qene pjese e ketyre lutjeve. “Une kam qene deshmitar dhe mund t’ju them se Shqiperia ka qene pjese e lutjeve te perditshme te Papa Gjon Palit te dyte”, eshte shprehur kardinali Stanislav Dziwisz. Ai falenderoi profesoret shqiptare per titullin e akorduar duke bere te ditur se ky titull do ta lidhe ate me shume me Tiranen dhe Shqiperine. “Te nderuar profesore, te dashur studente, jam me te vertete i vetedijshem per kete nder qe me atribuoni. Pikerisht sot sic e dime eshte 20 vjetori i vizites se Papa Gjon Palit ne vendin tuaj te nderuar, nje vizite e shkurter brenda nje dite, per shume intensive dhe sinjifikative. Nuk do ta harroj kurre ate dite 25 prill 1993. Meqenese mbaj ne zemer shume kujtime, dua te ndaj me ju disa kujtime te punes ne krah te Papa Gjon Palit te Dyte. Ne menyre te vecante, dua te ve theksin ne kontributin e tij ne luften kunder sistemit totalitar ne Europe, gje qe i ka sherbyer shteteve te ndryshme te botes, vecanerisht Shqiperise dhe Polonise, shtetit nga ai vinte”, - eshte shprehur kardinali Stanislav Dziwisz. Ai tha se Papa Gjon Pali i njihte shume mire sistemet totalitare ndaj i luftoi ato. “Ai mendonte se ideologjia komuniste ishte e gabuar. Diktatura e proletariatit ishte nje diktature direkte ndaj popullit. Regjimi komunist nuk ndertoi shoqerine humane. Madje, ishte nje sistem qe percante njerezit dhe shkaterronte shoqerine dhe kete Papa Gjon Pali nuk e ka mbeshtetur kurre”, - u shpreh Stanislav Dzieisz. Ai kujtoi dhe nje shprehje te Papes kur ra komunizmi. “Lindi agimi i lirise, rilindi jeta, u ndez kuraja dhe shpresa per te jetuar”, - keto ishin fjalet e Papes si nje himn i lirise fetare, qe nuk eshte vetem nje dhurate e zotit per ata qe besojne, por eshte nje dhurate per ekzistencen e njeriut qe te luftoje per te arritur kete liri”, - kujtoi kardinali. Ne perfundim te fjales se tij kardinali Stanislaw Dziwisz tha se “duke marre kete doktorate nga sot behem anetare i shoqerise suaj akademike dhe ne nje fare mase do te lidhem edhe me shume me Tiranen dhe Shqiperine. Jam i bindur se vlerat qe Papa Gjon Pali mbarte dhe transmetonte jane po te njejtat vlera qe i sherbejne kauzes se madhe te njeriut”, - perfundoi fjalen e tij kardinali, Stanislav Dziwisz.
Dhori Kule: Kardinali dha kontribut te vecante ne renien e komunizmit
Ne fjalen e tij rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule vleresoi kontributin e kardinalit Stanislav Dziwisz, ne rrezimin e regjimit komunist. “Perfitimet e drejteperdrejta qe populli shqiptar, sikurse dhe popujt e tjere qe jetonin ne diktaturen komuniste, universiteti i njeh dhe i vlereson kardinalit te nderuar. Ne mesazhet per nje shoqeri demokratike, qe Selia e Shenjte percillte me dashuri per popullin shqiptar evidentohet qarte roli i kardinalit dhe per kete arsye i percjell mirenjohje dhe respekt te vecante ne emer te pedagogeve dhe studenteve te Tiranes dhe universiteteve shqipfolese. Ka nje korrelacion te shkelqyer shoqeror mes popullit polak dhe atij shqiptar, dhe kjo gjendet e misheruar tek figura e Atit te Shenjte”, - eshte shprehur rektori Dhori Kule, i cili vleresoi dhe tolerancen fetare ne Shqiperi. “Nuk ka se si te mos ndihemi krenar ne nje kohe kur populli shqiptar jeton ne ambientet e nje tolerance dhe harmonie te shkelqyer fetare. Tregues i shkelqyer i kultures se popullit tone por merite e komuniteteve fetare qe punojne ne Shqiperi. Universitet si qendra edukimi por edhe ne realizimin e funksionit social kane pergjegjesine te kontribuojne per stimulimin dhe kultivimin e vlerave pozitive te shoqerise ku ato funksionojne”, - eshte shprehur rektori.
Jeteshkrim i kardinalit Stanislav Dziwisz
Kardinali Stanislav Dziwisz u lind me 27 Prill 1939. Ai eshte nje klerik i larte polak i Kishes Katolike Romake. Ai ka qene Arkipeshkv i Krakoves qe nga viti 2005 dhe u be kardinal ne vitin 2006. Ai ka qene per nje kohe te gjate nje influence e madhe e Papes Gjon Pali i II duke edhe nje nga te paktet njerez te besuar te Papes. Ka qene vete Papa ai qe e ka falenderuar kardinalin per 40 vitet e tij ne sherbim te Pontifatit. Nje mik i ngushte i Papa Benediktit XVI si dhe nje mbeshtetes i shenjterimit te Papa Gjon Palit, Kardinali Dziwisz ka marre pjese ne Konklaven e Pare Papale ne Mars te vitit 2013 ne Rome, dhe deklaroi perpara te gjithe kardinaleve te tjere qe Shpirti i Shenjte do ta udheheqe ate dhe kardinalet e tjere ne procesin e zgjedhjes se Pasardhesit te Papes Benedikt i XVI.
Edmond Rapti: Figura e kardinalit, shumedimensionale
Gjate fjales se tij zevendes rektori i Universitetit te Tiranes Edmond Rapti vleresoi si shume dimensionale figuren e kardinalit Stanislav Dziwisz. “Kardinali vleresohet si nje figure shume dimensionale. Nje figure qe me kontributin qe ka dhene ne fushen e zhvillimit te mendimit filozofik fetar dhe te komunikimit midis shteteve. Tashme eshte nje personalitet qe i referohen shume studiues te botes fetare dhe akademike. Kontributi i tij eshte shembull i nje gjeniu. Kontribute ne fushen akademike, fetare, si dhe ne fushen e mesimdhenies, si profesor i liturgjise. Figura e kardinalit ka dhe nje dimension tjeter ate te marredhenies qe ai vendosi me popullin shqiptar dhe Shqiperine. Ai ndan pikepamje te njejta per vlerat e lirise dhe demokracise me Papa Gjon Palin e Dyte, i cili u be nje ze i fuqishem kunder regjimit komunist”, u shpreh Rapti.
Kudret Cela: Mbaj me vete nje foto timen me Papa Vojtilen
Edhe profesori i fakultetit te Drejtesise, Kudret Cela ndau me auditorin kujtime te tij gjate takimit me Papa Gjon Palin e dyte 20 vjet me pare. “Ndjeva nje nder dhe nje kenaqesi te vecante per te bere kete propozim per dy arsye. Se pari me jepet nderi te shpalos ketu staturen e kardinalit si akademik, teolog, filozof, sociolog klerik, si njeri qe i qendroi gjithmone prane figures se larte te Papa Vojtiles. Arsyeja tjeter eshte private dhe eshte per shkak te takimit qe une kam pasur 20 vjet me pare me papen. Une kam takuar edhe Nene Terezen, si simboli shqiptar i katolicizmit, por pika kulmore por mua eshte 25 prill i 20 viteve me pare kur Papa Vojtila preku tokes shqiptare. Une mbaj gjithmone me vete nje mbajtese celsash me foton e Papa Vojtiles, si dhe nje foton time me te”, - u shpreh profesor Cela.
Monsinjor Rrok Miredita: Pershendes vendosjen e njeriut ne qender
Edhe monsinjor Rrok Miredita vleresoi vendimin e Senatit Akademik te Universitetit te Tiranes per vendimin e marre per akordimin e titullit Honoris Causa kardinalit Stanislav Dziwisz. Ai vleresoi qellimin e universitetit per te vendosur ne qender njeriun. “Kjo dite shenon 20 vjetorin e Gjon Palit ne vendin tone qe eshte nje ngjarje e vecante. Ky gjest eshte shprehje e vleresimit te personit te Gjon Palit te dyte, te vemendjes dhe simpatise qe ai ka pasur ndaj popullit tone per shkak te vuajtjeve qe ka shkaktuar regjimi komunist. Kam pas nderin ta takoj dhe te degjoj dhe te jem deshmitar i ndjenjave qe ai ka pasur per Shqiperine. Duke i dhene kete titull ketij personaliteti eshte vleresim i vepres se kardinalit. Bota Universitare ka nevoje per nje rithemelim te konceptit rreth njeriut. Faleminderit per mirenjohjen qe shprehni, me kete nderim qe i beni kardinalit qe vleresoni kete trashegimi njerezore te Papa Vojtiles. Si dhe qellimin e universitetit te Tiranes per te pasur ne qender te vemendjes njeriun”- u shpreh monsinjor Rrok Miredita.