E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Autobuset e rinj, se shpejti ndertojme tramin

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha inauguroi dje autobuset e rinj te linjes Kombinat-Kinostudio, ndersa deklaroi se ky eshte nje tjeter premtim i Bashkise se Tiranes qe behet realitet. Basha, gjithashtu, tha se pervec premtimit per zevendesimin e autobuseve te kesaj linje, bashkia po punon per te bere realitet nje tjeter premtim, sic eshte ndertimi i linjes se tramit. “Dua te shpreh edhe njehere kenaqesine qe ia dolem brenda nje kohe relativisht te shkurter, te realizonim zevendesimin e linjes se vjeter me kete linje te re, me kete park te ri autobusesh dhe besoj se ky premtim i mbajtur do te mirepritet nga banoret por dua t’i siguroj qe premtimi tjeter jo vetem nuk eshte harruar por eshte ne rruge te mbare, pasi ne kete linje, ashtu sikunder ne dy linja te tjera kryesore te qytetit, Bashkia e Tiranes ne bashkepunim me qeverine franceze dhe BE po vazhdon projektin teknik qe do te coje drejt vendosjes se linjave te tramit, me qellim ofrimin e ketij sherbimi evropian edhe ne qytetin e Tiranes”, - u shpreh z. Basha. Perdoruesit e linjes Kombinat – Kinostudio, duke nisur nga dita e djeshme u ofrohet nje sherbim i ri, me standarde dhe kushte optimale, per ta, duke i dhene perfundimisht fund nje trashegimie te hidhur te transportit ne kete linje. 20 autobuse teresisht te rinj nisen dje funksionimin ne kete linje. Keta autobuse kane kapacitet, secili prej 100 vendesh. Deri ne fund te vitit, operatori do te sjelle edhe 16 autobuse te rinj, duke e cuar numrin e pergjithshem te mjeteve ne sherbim te udhetareve te linjes Kombinat – Kinostudio, ne 36. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka perzgjedhur te udhetoje personalisht, ne nje nga autobuset e rinj te kesaj linje, te cilen e premtoi rreth 2 vjet me pare. Autobuset do te sherbejne pa nderprerje nga ora 05.00 e mengjesit deri ne oren 24.00 e nates, gjate veres dhe nga ora 05.30 e mengjesit deri ne oren 23.00 te nates, gjate dimrit, duke mundesuar keshtu harrimin e kushteve te keqija, qe ofronte kjo linje shume e rendesishme dhe e perdorur nga qytetaret e Tiranes. Kryebashkiaku Basha ka ironizuar edhe qendrimin e ish - kryebashkiakut Rama, i cili cdo projekt te Bashkise e konsideron si ide te tij, por qe nuk e realizoi dot per 11 vite. “Para se te marr autobusin se bashku me bashkeqytetaret e mi, dua te shpreh deshiren qe te mos kemi akuza edhe per kete linje, qe e “kopjuam” apo qe ndodhej ne programe, pasi fakti eshte qe kjo linje ka qene ne gjendje te mjerueshme prej me shume se nje dekade. Fakti eshte qe banoret e kane kerkuar permiresimin e sherbimit per nje kohe shume te gjate dhe fakti eshte qe ky permiresim sherbimi erdhi atehere kur Bashkia ktheu vemendjen teresisht ndaj qytetareve dhe keshtu do te vazhdoje t’u sherbeje qytetareve, me devocion, me vendosmeri, pertej demagogjise dhe luftes politike”, - theksoi kreu i Bashkise Lulzim Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›