Favorizohen deputetët, import makinash pa doganë
Kjo sipas nje vendimi i mbajtur sekret për muaj me radhë qe mban datën 5 gusht 2008 dhe është një shtesë në Vendimin numër 205, datë 13.4.1999 të KM "Për Miratimin e Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor", të ndryshuar
TIRANE-Qeveria ka përjashtuar deputetët nga detyrimet doganore të importit të automjeteve. Vendimi i mbajtur sekret për muaj me radhë mban datën 5 gusht 2008 dhe është një shtesë në Vendimin numër 205, datë 13.4.1999 të Këshillit të Ministrave "Për Miratimin e Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor", të ndryshuar. Pika 1 e këtij vendimi sanksionon se "deputeti, gjatë ushtrimit të mandatit katërvjeçar, gëzon të drejtën e përjashtimit nga detyrimet doganore të importit për automjetin, që lidhet me ushtrimin e veprimtarisë së tij si deputet". Favori që qeveria u ka krijuar ligjvënësve nuk lë asnjë hapësirë për t'u shfrytëzuar si një biznes fitimprurës. Pika 5 e vendimit thekson në mënyrë të qartë se "deputeti nuk mund të ketë, për përdorim vetjak, më shumë se një automjet, të përjashtuar nga detyrimet doganore të importit". Ligjvënësit tanë janë më të privilegjuar për statusin që gëzojnë, krahasuar me kolegët e tyre të rajonit apo shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Aktualisht ata kanë të drejtë të pajisen me automjete nga Kuvendi. Shpenzimet për transport ku përfshihet rroga e shoferit, karburanti dhe shërbimet teknike përballohen nga Kuvendi, sipas kuotave të përcaktuara.
(d.b/GSH/BalkanWeb)