Fier pronat, banorët protesta për legalizimin
Banorët e fshatit Darzezë kanë protestuar sot duke kërkuar që të legalizohen sa më shpejt banesat dhe të certifikohen pronat e tyre të cilat i kanë përfituar pas shpërnguljes së tyre në vitin 1988. Sipas banorëve procesi po stërzgjatet.
FIER- Dhjetra banorë të fshatit Darzezë në Fier kanë protestuar në qendër të fshatit , duke akuzuar strukturat shtetërore për bllokimin e procesit të legalizimit si dhe certifikimin e pronave të tyre. Ndërtimi i hidrocentralit në Elbasan në vitin 1988, bëri që këta banorë të zhvendoseshin këtu , me vendim të këshillit të ministrave të asaj kohe. Ndërsa në bazë të ligjit 7501 të shpërndarjes së tokave kanë përfituar pronat në fshatin Darzesë të Fierit. Një vendim i vitit 2007 për ndërtimin e një TEC-i në këtë zonë, bën që banorët të firmosin një kontratë me kompaninë ndërtuese e cila premtoi tu jepte si fillim 10% të vlerës për 110 hektarë tokë të marrë, ndërsa pjesën tjetër do ta merrnin pas 6 muajsh, por kanë kaluar 2 vjet dhe banorët ende nuk janë shpërblyer sipas kontratës që kanë firmosur. Banorët thonë se do ti vazhdojnë protestat edhe në ditët në vijim deri në zgjidhjen e plotë të këtij problemi duke u shprehur se prona është e shenjtë. (e.n/News24/Balkanweb)