E Diel, 1 Nëntor 2026

Favorizonte riciklimin e plehrave, policia e Palermos arreston gjykatësin

PALERMO- Të paktën 30 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm dhe janë zhvilluar mbi 100 kontrolle operative që ende vazhdojnë nga ana e ''Guardia di Finanza''-s në Palermo.

Arrestimet janë kryer pas një hetimi, të kryesuar nga Prokuroria e Palermos, ku si bazë ishin akuzat për marrëveshje lidhur me një riciklim të sasive të mëdha të mbeturinave dhe aktivitet abuziv financiar, që nga evazioni fiskal deri tek manipulimi me shifrat, ku i përfshirë rezultoi edhe një prej gjykatësve, po ashtu financierë të njohur dhe një grup punonjësish bankarë.

Gjykatësi administrativ i përfshirë në hetimin për riciklim, të realizuar nga Prokuroria e Palermos, u arrestua mëngjesin e sotëm nga një ekip i posaçëm i policisë financiare, pjesë e ''Guardia di Finanza''-s dhe bëhet fjalë për një gjykatës me detyrë në Lacio.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›