Zhvlerësohet ndjeshëm monedha kombëtare, Leku
TIRANË- Ditë të vështira për monedhën vendase. Leku shqiptar është zhvlerësuar sërish kundrejt valutave. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro ka kapërcyer kuotën e 141 lekëve, për herë të parë pas shumë muajsh, ndërsa dollari ka arritur aktualisht në 109.5 lekë.
Ekspertet shpjegojnë se shkaku i zhvlerësimit të lekut janë faktorët e brendshëm. Në treg ka kërkesë të madhe për euro, ndërkohë që oferta është e ulët si pasojë e ngadalësimit të dërgesave të emigrantëve, mosfutjes ende në treg të prodhimit vendas, ndërkohë edhe sezonit turistik ende nuk ka nisur.
Nga ana tjetër, kërkesa për euro mbetet e lartë nga tregtarët. Aktualisht importet janë rritur, ndërsa eksportet janë ngadalësuar. Një tjetër faktor vlerësohet edhe pasiguria e zgjedhjeve. Eksperiencave e viteve të mëparshme ka treguar se në periudha tilla qytetaret priren t’i mbajnë kursimet e tyre në valute të huaj, gjë që ndikon në zhvlerësimin e Lekut. Përsa i përket forcimit të Dollarit, ai ka ndodhur për shkak të ecurisë së bursave.
Forcimi i valutave dhe vecanërisht Euros, penalizon të gjithë qytetaret që kanë kredi në këtë monedhe, pasi do të paguajnë me shumë për këstet mujore. Nga ana tjetër importet shtrenjtohen, duke paralajmëruar rritje të cmimeve në treg. Gjithashtu, sot rritet kostot e qeverisë për pagesat e borxhit të jashtëm. ë favorizuar nga kjo situatë janë eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të rritet.
(e.m/News24/BalkanWeb)