Kandidimi i Malaj në Vlorë, Gjika: Tërhiqu! Reagon deputeti: Merru me punët e Bashkisë, lëri sulmet
VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar në lidhje me kandidimin e Arben Malaj në këtë qark. Në një prononcim pë mediat, kryebashkiaku Gjika është shprehur kundër kandidimit të Arben Malajt si deputet i pavarur në Vlorë, ndërkohë teksa e ka cilësuar veprimin politik i ka bërë thirrje të tërhiqet. Gjika duke folur në emër të socialistëve i ka kujtuar Malajt, se “është ende borxhli ndaj Vlorës”.
"Jemi KUNDËR veprimit politik të z. Arben Malaj për të kandiduar si kandidat i pavarur në qarkun e Vlorës në zgjedhjet politike që do të mbahen në 23 qershor. Dhe jo vetëm që ne nuk e mbështesim,jo vetëm që jemi kategorikisht kundër, por jemi të gjithë shumë të indinjuar e të revoltuar për faktin që një anëtar i familjes sonë të madhe socialiste, një drejtues i PS në qendër, me të drejtë fjale e vote në kryesi e në strukturat drejtuese, në një formë që ne e vlerësojmë si të pabesë e të pamoralshme, del nga pas shpine e kërkon të përdhosë atë që do të jetë në qarkun e Vlorës e në të gjithë Shqipërinë: Fitorja historike e këtij populli që prej 8 vitesh mezi pret të çlirohet me fuqinë e votës së tij nga pushteti hajdut e vrastar i Sali Berishës. Dëshirojmë me këtë rast t’i kujtojmë z. Malaj, nëse vërtet e ka harruar, se ai është ende borxhli ndaj Vlorës e vlonjatëve, ndaj socialistëve vlonjatë sidomos. Qysh në korrik 1992 ishim bashkë në të parën betejë politike, në zgjedhjet vendore, ku ai pati privilegjin të ishte kandidati i PS për kryetar bashkie dhe vetëm për një grusht votash nuk u bë i tillë. Që nga ajo ditë, me votën e socialistëve vlonjatë z. Malaj bëri përpara në karrierën e tij politike, në Kuvend e në Qeveri, në të gjitha qeveritë socialiste, në të gjitha grupet parlamentare socialiste", deklaroi Gjika.
Kryebashkiaku i Vlorës, vlerëson se si veprimi i Arben Malajt, Dritan Priftit dhe Kastriot Islamit janë tentativa për t’i dhënë alibi Berishës që synon t’i vërsulet me babëzi ndaj votave për ti vjedhur.
“Si kandidimi i z. Malaj, i z. Prifti, ashtu edhe hedhja në prehrin e Berishës i Islamit etj, janë, për mendimin tonë, tentativa për t’i dhënë alibi Berishës që synon t’i vërsulet me babëzi votës popullore për ta tjetërsuar e për ta vjedhur, e për të thënë pastaj se nuk ishte ai që i vodhi, por ishte PS që humbi për shkak të gjoja përçarjes. Ndaj ju bëjmë thirrje z. Malaj, të hiqeni mënjanë e të mos na futeni në mes, se rrezikoni të bëheni parzmore e mburojë e Sali Berishës”, theksoi Gjika.
Arben Malaj, deputet dhe ish-ministër i Financave ka shpallur kandidimin e tij si deputet i pavarur në qarkun e Vlorës, pasi kryesia e PS-së nuk e futi në listat për zgjedhjet e 23 qershorit.
ARBEN MALAJ: MERRU ME PUNET E BASHKISE, JO ME SULME
Pas deklaratës së kreut të Bashkisë të Vlorës i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Arben Malaj, ku në një deklaratë për mediat, i kërkon Shpëtim Gjikës që të merret me punët e Bashkisë dhe jo sulmet ndaj kolegëve.
DEKALRATA
Në respekt dhe mirënjohje të përhershme dhe ndaj të gjithë qytetarëve të Vlorës, i detyruar nga agresiviteti shpifës ndaj mbështetjes në rritje për kandidimin tim në detyrim të përfaqësimit dinjitoz të Vlorës, Sarandës dhe Delvinës fillimisht po bëj këtë deklaratë për shtyp nga qyteti i Vlorës. Ju jeni i bindur që më fitoren time opozita do të ketë një rezultat më të thellë dhe më cilësore në 23 Qershor. Zëri i vlonjatëve do të vij nga vota e qytetarëve me 23 Qershor dhe jo nga deklaratat e Gjikës. Shpëtimi ka detyrim të merret me punët e Bashkisë dhe jo me sulme ndaj kolegëve. Unë kurrë nuk do të sulmoj kolegët por vetëm do të qartësoj opinionin publik pas çdo deklarate servile.
Në asnjë rast të angazhimit të tim politik nuk kam votuar për Sali Berishën. Atij i shërbejnë ata që ndryshuan kushtetutën dhe që bashkëpunuan për të rrëzuar socialistët. Jam i bindur se do të ketë shumë lexues fletë rrufesh, edhe kërcënimet do të shtohen. Presioni juaj ndaj strukturave të PS për të penguar fushatën time modeste dhe pozitive është rritur ndjeshëm dhe në nivele të turpshme. PS nuk është bashkia e Tiranës apo e Vlorës. Ndërsa unë ju kam shërbyer dhe do t’iu shërbej socialistëve dhe njerëzve të mrekullueshëm të vendit tim të dashur. Berisha merr më shumë vota në qoftëse Shpëtimi nuk bënë mirë punët e bashkisë ngaqë lodhet me kontrollonin e partisë. Nëse Edi Rama nuk e dëgjoj Shpëtim se kush duhet të ishte në përfaqësimin e Vlorës dhe hoqi tre prej tyre, Vlora nuk do t’a dëgjoj Gjikën se kush i shërben Berishës, aq më tepër që kjo në Vlorë dallohet lehtë që nga buza e detit.
I dashur Shpëtim
Është koha të përdorim të gjithë energjitë pozitive për një rezultat sa me të plotë te opozitës së Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Socialistë nuk të bën lista e Ramës por dashuria dhe përkushtimi për njerëzit. Rama do të kërkoj një ditë ndjesë siç po bënë përditë për gabimet që i përsërit, nuk do të doja që t’iu kërkonte prapë juve personalisht të lexonit fletën e lavdërimit. Kam qenë me fat që kam punuar për Vlorën dhe si përfaqësues i socialistëve të Vlorës me njerëz të përkushtuar si Gëzim Tushe, Niko Veizin, Eduart Alushi, Neki Dredha, Theodhori Shia, Bashkim Habili, Eltar Deda dhe pa dyshim edhe me ju shoku Shpëtim. Ndaj mos harxhoni asnjë sekondë kohë për të sulmuar njëri-tjetrin, populli është më i zgjuar se ne të dy për t’a kuptuar se ku fle lepuri. Frika dhe urrejtja primitive nuk synojnë suksesin e PS por mbijetesën personale. Ata nuk e barazojnë PS në Tiranë me Ramën dhe as PS në Vlorë me Gjikën.
Ndaj nuk jam munduar asnjëherë t’i sundoj ato me klientelizëm. Koncepti se kush ka dhënë dhe kush ka marrë më shumë nga PS është koncept klientelist.
I kam dhënë dhe do t’i jap pa fund Vlorës dhe jo vetëm Vlorës, dashuri dhe përkushtim, për një të ardhme më të mirë. Do t’a bëj këtë pa asnjë frikë nga sulmet tuaja. Do t’a bëj këtë pa asnjë joshje nga ofertat e pista. Do t’a bëj si detyrim mirënjohes ndaj kudo dhe kurdohere.
Në asnjë moment dhe për asnjë motiv nuk do t’i përçaj socialistët dhe mbështetësit tanë, as duke i trembur dhe as duke i joshur.
Jam angazhuar dhe përkushtuar gjithmonë që Vlora të jetë sa më harmonike dhe krenare siç e meriton.
Serish ju qartësoj mos bëni presione, në këtë garë nuk jam për një karrige, por për një detyrim mirënjohës ndaj të rinjve të vendit tim.
I dashur Shpëtim
Mos e keq përdor kohën për deklarata kundër kolegut tënd. Mbështet më të mirët. Thuaj me zë të fortë atë që shpesh e thua me zë të ulët. Thuaje për të mirën e Vlorës dhe të Shqipërisë.
Me fitoren time unë e rrisë cilësinë e fitores së Vlorës.
Miqësisht
Arbeni
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kandidimi i Arben Malaj në Vlorë, Gjika: Po i jep alibi Berishës të vjedhë votat, tërhiqu!