E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Faza e dytë Elbasan-Qafë Thanë, ARRSH: Përfundojnë 38% e punimeve

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po vijon me intensitet puna në kantierin e ndërtimit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, faza 2.

Sipas ARRSH-së, deri tani realizimi fizik i punimeve në këtë investim (Elbasan-Qafë Thanë Faza 2) ka arritur në masën 38%.

Deri tani puna ka përfunduar në ndërtimin e nënkalimit të hekurudhës në km 9+50.

Ndërsa po punohet për ndërtimin e nënkalimit automobilistik, ndërtimin e veprave të artit, si tombinove rrethore dhe tombinove katrore, mure mbajtëse dhe pritëse.

“Paralelisht vazhdon puna edhe për mbrojtjen lumore, ku realizimi fizik i punimeve është kryer në 95% të veprës”, njoftoi ARRSH.

1 nga 4

/r.e//a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›