E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Marrëveshja, dy projekte sociale në mbështetje të njerëzve në nevojë në Durrës

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot, se në kuadër të Fondit Social, u nënshkruan dy projekte sociale, gjatë aktivitetit “Fondi Social dhe Partneriteti me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”, i organizuar në Tiranë.

“Me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, kryetarët e bashkive të vendit dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në aktivitetin “Fondi Social dhe Partneriteti me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”.

Në kuadër të Fondit Social nënshkrova marrëveshjen përkatëse për dy projekte sociale që përfiton qyteti ynë në mbështetje të individëve në nevojë.

Këto projekte do të zbatohen një në Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në partneritet me Qendrën për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen” dhe tjetri me fonde të BE të zbatuar nga UNICEF dhe World Vision, i cili do të zbatohet në Qendrën Komunitare Multifunksionale në Njësinë Administrative Rrashbull me partner Organizata Nisma për Ndryshim ARSIS, qendër që do të ofrojë shërbime mbështetëse për fëmijët dhe familjen”, thotë Sako në postimin në rrjetet sociale.

Gjatë aktivitetit “Fondi Social dhe Partneriteti me Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore”, me pjesëmarrjen e 61 drejtuesve të pushtetit vendor, u nënshkruan marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe 11 kryetarëve të bashkive.

1 nga 9

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›