Faza e tretë e Olimpiadës së Informatikës, Manastirliu ndan mesazhet e nxënësve

TIRANË, 19 mars/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka përcjellë sot mesazhet e nxënësve që falë dijeve të marra në shkollës dhe punës sistematike, kanë arritur në fazën finale të Olimpiadës Kombëtare të Informatikës.
Një prej tyre thotë se është pjesë e kësaj faze, pasi informatika është një lëndë që e ka pasion dhe në të ardhmen do të vazhdojë studimet për shkenca kompjuterike.
“Ndihem shumë e emocionuar dhe për sa i përket eksperiencave të fazës së kaluar, ishte pak e vështirë, por ja dola”, shprehet një tjetër nxënëse.
“Sot kam ardhur për të fituar fazën e tretë të Olimpiadës së Informatikës. Do jap maksimumin për të bërë më të mirën time. Është viti i parë që vijë në një fazë të tretë të olimpiadës, kam pak emocione, por mendoj se jam i përgatitur”, thonë të tjerë nxënës që janë protagonistë të videos që ministrja Manastirliu ka postuar në rrjetet sociale.
/a.f/