E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faza finale e Ligës së Kampioneve në Klan

Liga e Kampioneve ka nisur me fazën finale të saj ndërsa janë luajtur ndeshjet e para në grupet A, B, C dhe D, dhe emrat e futbollistëve që spikatën janë Filippo Inzaghi dhe Cristiano Ronaldo. Përballjet emocionuese të gjithë shqiptarët i kanë përcjellë në Supersport dhe Klan. I pavdekshmi Filippo Inzaghi me dy gola i ka dhënë fitoren Milanit. Super Pippo ka shënuar dy gola shumë të bukur në fushën e Marseille. I gjendur i gatshëm aty ku duhet atëherë kur duhet suluesi dhe golashënuesi më i mirë i kësaj gare ka teguar se skuadra ka ende nevjë për të. Në fitoren 5-2 të Real Madrid me Zyrihun 2 gola për ekipin spanjoll mbajnë emrin e Cristiano Ronaldos. Portugezi e ka treguar që në ndeshjen e parë të grupit se këtë sezon të Champions të gjithë do ta kenë të vështirë me Realin.
Bajerni i Mynihut ka fituar 3 – 0 me Makabi Haifa në Izrael ndërsa Mançester Junajted ka mundur Beshiktashin në Stamboll me golin e Skolls. Po 1 – 0 ka fituar Çelsi me Porton në Londër duke shënuar suksesin e parë të Acelotit në champions me këtë skuadër. Volfsburgu ka patur një debutim të mirë duke thyer 3 – 1 CSKA-në e Moskës.
Atletiko Madrid – Apoel i Nikosisë ka qenë e vetmja ndeshje pa gola.
Të gjithë sezonin e Ligës së Kampioneve deri në finalen e madhe në Madrid ju do ta ndiqni në Supersport dhe Klan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›