Kryeinspektori: Deputetët e rinj të deklarojnë pasuritë
Për të shmangur konfliktin e interesit, por edhe përfitimet e paligjshme që një zyrtar mund të marrë nga Fondet Publike, Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka vendosur që në deklaratën e pasurisë të përfshihen edhe të ardhurat që vine nga fëmijët madhorë si dhe të identifikohen emrat e prindërve të dy bashkëshortëve. Një ligji të tillë pritet t’i nënshtrohen dhe zyrtarët e rinj si dhe deputetët që ulen për herë të parë në parlament.
Kreu i Inspektoriatit, deklaroi për TV Klan se institucioni që drejton, has shumë vështirësi në marrjen e deklarimit të depuetetëve që lënë mandatin. Në shumë raste ai ka kërkuar bashkëpunimin me drejtësinë për ndëshkimin e atyre që fshehin pasurinë.
Për këtë kategori Inspektoriati ka vendosur një afat prej 15 ditësh nga lënia e mandatit. 35 nëpunës janë dërguar për ndjekje penale nga ana e Inspektoriatit, për mos deklarim të të ardhurave ndërsa në gjykim kanë përfunduar 5 raste. Brenda 5 vitesh Inspektoriati ka dërguar në prokurori 62 kallëzime penale, 150 raste të zgjidhura të konflikteve të interesit dhe më shumë se 230 ndëshkime me masën administrative gjobë. Shumë kallzime të tjera mbeten ende pa përgjigje nga ana e Prokurorisë. Në ILDKP deklarojnë periodikisht mbi 4 mijë zyrtarë, që nisin nga Presidenti i Republikës, deputetët, ministrat, e deri te drejtuesit e pushtetit lokal, punonjësit e doganave dhe tatimeve. Ligjvënësi ka parashikuar një kategori të gjerë zyrtarësh, me qëllim evidentimin dhe parandalimin e elementit korruptiv në Administratën Shtetërore.