Rehn: Serbise te bashkepunoje per vendosjen e EULEX-it
Komisari evropian per Zgjerim, Olli Rehn, ka deklaruar dje ne Bruksel se eshte shume e rendesishme qe Serbia te jete konstruktive dhe te ndihmoje qe misioni EULEX te vendoset ne tere territorin e Kosoves. Ai deklaroi se misioni EULEX eshte realitet dhe se qeveria e Serbise duhet te bashkepunoje per vendosjen e tij. "Pas votimit ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se, rezultati i te cilit nuk ishte befasi, tani eshte e rendesishme qe te gjithe te punojme per krijimin e stabilitetit rajonal dhe per forcimin e sundimi i ligjit ne Kosove dhe rajon", theksoi komisari evropian per Zgjerim. Sipas tij, per kete shkak eshte e rendesishme qe te gjithe, perfshire ketu edhe qeverine e Serbise, te punojne qe vendosja e misionit te EULEX-it ne Kosove te jete e suksesshme. Pas nje takimi me zevendeskryeministrin serb, Mllagjan Dinkic, Rehn ka thene se vendimi i Beogradit per ta implementuar Marreveshjen me BE-ne eshte i mire per Serbine. Ai nenvizoi se zbatimi i kesaj marreveshjeje do t'i mundesoje Serbise te marre pervoje dhe t'i afrohet BE-se dhe se mund te pritet qe Serbia te behet kandidat per anetaresim qysh ne vitin 2009. Misioni i EULEX-it do te shtrihet ne Kosove pas tranzicionit te kompetencave nga misioni i UNMIK-ut. Sidoqofte, edhe EULEX-i do te funksionoje nen ombrellen e OKB-se dhe mbi bazen e Rezolutes 1244.