Fazlliç mbërrin për Albpetrolin. Shoqërohet nga seksioni VIP në aeroport
I mirënjohuri si sekser i Familjes në pushtet, Damir Fazlliç, ka mbërritur të enjten në orët e vona me linjën e Alitalia-s, për të qenë prezent në hapjen e ofertave të shitjes së Albpetrol-it. Fazlliç, i cili ka lobuar pranë qeverisë në favor të Gazprom-it rus, arriti në Rinas rreth orës 12:00 të natës. Për shkak të disa kamerave që prisnin në holl të aeroportit, ai u mor nga njerëz të afërt të kryeministrit me veturë brenda aeroportit, nga seksioni i VIP-ave, dhe shmangu filmimet.
Edhe pse Fazlliç nuk është zyrtar i lartë i shtetit shqiptar dhe as diplomat, shoqërimi i tij formal si VIP bëhet vetëm për shkak të lidhjeve me familjen Berisha.