E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria u ofron profesorëve grekë paga të mira, makina

Nga Marianna Tsatsou

Greek Reporter

Kërkohen profesorë grekë për të dhënë mësim në universitetet shqiptare dhe bullgare. Paga shumë të mira, transport, akomodim dhe ushqimi është i mbuluar. Kjo reklamë është publikuar në disa media greke dhe bullgare për të tërhequr profesorë grekë për të dhënë mësim në këto vende për pak ditë në javë, për institucione të arsimit privat.

Gazeta greke Kathimerini raporton se disa profesorë grekë janë zhvendosur tashmë në Arabinë Sauditë dhe Katar për paga më të mira dhe marrëveshje 3- vjeçare. Rektori i Universitetit të Janinës, Triantafyllos Albanis thotë: Disa përfaqësues të kolegëve shqiptarë më kërkuan takim në zyrë. Mendoja se do diskutonim për disa çështje në lidhje me bashkëpunimin kërkimor, por ata donin që tu ofronin disa profesorëve tanë pozicione shumë të mira në Shqipëri.

Shqipëria, thotë ai, ka shtatë kolegje private që ndjekin programe evropiane dhe amerikane dhe që bashkëpunojnë me universitete jashtë vendit.

Përfaqësuesit shqiptarë i thanë atij se do u ofronin akademikëve grekë makina, si dhe transport në kufi, paga të mëdha dhe do mbulonin të gjitha shpenzimet në vend, përfshi ushqimin dhe akomodimin.

Propozime të ngjashme iu janë bërë profesorëve të Universitetit Dimikritio në veri të vendit, për të punuar në universitetet bullgare, edhe pse asnjëri nuk është raportuar ende që ka pranuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›