Në Vlorë tentohet të vidhet argjendaria, në Shkodër parandalohet një vrasje në qendër
Shthurja e rendit dhe sigurisë në vend vazhdon, ndërkohë që qytetarët janë të detyruar të mbrojnë vetveten. Në qytetin e Vlorës është tentuar që të vidhet një argjendari. Një person i maskuar ka hyrë brenda në argjendari, por në pamundësi për të vjedhur, ka goditur me levë pronarin e argjendarisë.
Ndërkohë në Shkodër është parandaluar një vrasje në rrugën pedanale, në qendër të qytetit. Sherri ka ndodhur mes një banakieri dhe një kamerieri të një lokali.
Për qytetarët tani është bërë makth edhe qëndrimi në zona të sigurta të qytetit. Para dy ditësh qytetarët e Korçës u terrorizuan nga një përplasje me armë në bulevardin qendror të qytetit. Sherri nisi pas një parakalimi me makinë.
Perëndim i largët apo jo?